Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përshëndet miratimin ePropozim-buxhetit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sëVeriut, duke marrë parasysh se ky Buxhet në vete ngërthen disa shtyllatë cilat janë esenciale për ballafaqimin e vendit me ndikimin epandemisë globale, por edhe rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.E themi këtë duke pasur parasysh se aspektet kryesore të këtij Buxhetijanë të bazuara në mbrojtjen e shëndetit, si dhe rimëkëmbjen ekonomikedhe rritjen e saj.Theksojmë se kjo është hera e parë në historinë e vendit që një buxhettë ketë në vete një planifikim jo 12 mujor, por një projeksion 5 vjeçar.Me këtë strategji buxhetore parashikohet që në 5 vitet e ardhshme tëfillojë një cikël i investimeve prej 3.1 miliardë euro edhe atë përprojekte në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në energjetikë dhenë infrastrukturën komunale, si dhe investime kapitale, të cilatdomosdoshmërish do të përmirësojnë kushtet në shëndetësi, arsim,bujqësi, mbrojtje të mjedisit, etj.E theksojmë këtë duke pasur parasysh se me këtë Buxhet është planifikuarqë vetëm në vitin 2021, përmes Buxhetit të investohen 374 milion europër shpenzime kapitale, ose 20% më të larta krahasuar me vitin 2020.Në fushën e infrastrukturës rrugore, në periudhën e ardhshme janëplanifikuar investime në projekte siç janë: Ndërtimi i rrugësmagjistrale Shkup-Bllacë, ndërtimi i autostradës Kërçovë-Gostivar,përmirësimi i infrastrukturës rrugore të komunave në Republikën eMaqedonisë së Veriut përmes Projektit për Rrugët Lokale, financimi iKorridorit VIII përmes seksionit Kumanovë-Rankovc, Rankovc-KrivaPallankë, Kriva Pallankë deri në kufirin me Bullgarinë, financimi iseksionit Kërçovë-Ohër, zgjerimi i autostradës Tetovë – Gostivar, si dheprojekti për transportin e shpejtë me autobus në territorin e Qytetit tëShkupit.Në fushën e infrastrukturës hekurudhore, është planifikuar të fillojëprojekti për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë – kufiri me Shqipërinë, sidhe financimi i tre fazave të ndërtimit dhe rehabilitimit të pjesëslindore të hekurudhës – Korridori VIII, pjesa drejt Bullgarisë.Në fushën e gazifikimit, parashihet ndërtimi i tubacioneve kryesore tëgazit, seksioni Shkup-Tetovë, Gostivar – Kërçovë, ndërtimi i njëtubacioni gazi ndërlidhës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dheRepublikës së Kosovës, si dhe ndërtimi i një tubacioni gazi ndërlidhësmidis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.Në fushën e krijimit të infrastrukturës për mbledhjen dhe trajtimin eujërave të ndotura dhe krijimin e një sistemi të integruar dhefinanciarisht të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve, që plotësonkërkesat e BE-së si projekte kapitale të rëndësishme që do të financohenpërmes IPA 2 Programit në periudhën 2020-2025 janë: Rehabilitimi dhezgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në Qytetin e Shkupit, Projekti përndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura dherehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në komunën eTetovës, rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në Komunëne Kërçovës,përgatitja e dokumentacionit të projektit për përmirësimin einfrastrukturës për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza dherrjetit të furnizimit me ujë në komunën e Haraçinës.Të gjitha këto projekte do të kontribuojnë në rritje më të shpejtë dhetë qëndrueshme ekonomike pas tejkalimit të krizës me Covid-19, e cilaparashikon rritje prej 4.1% në vitin 2021, në vitin 2022 pritet rritjeprej 4.6%, në vitin 2023 prej 5.2%, në vitin 2024 prej 5.6% dhe në vitin2025 prej 5.9%. Projeksioni për vitet 2025-2030 është rritje ekonomikemesatare prej 5.75%.