BDI dënon dhunën anti-europiane nga elementet pro ruse

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhunën dhe incidentet anti-europiane që ndodhën sonte në protestën e e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe Levica para ndërtesës së Qeverisë dhe Parlamentit.

Qytetarët sonte ishin dëshmitarë të tentativës së përsëritjes së sulmit të ngjajshëm ndaj organit më të lartë ligjvënës në vend si më 27 prill të vitit 2017 nga partitë politike dhe individ që nuk mendojnë aspak për të ardhmen e qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në momentet vendimtare për vendin, në momentet kur po shkruhet historia dhe vendosen themelet e rrugës europiane, Bashkimi Demokratik për Integrim siguron institucionet dhe qytetarët se nuk do të lejojë në asnjë moment largim nga rruga e miqësisë euro-amerikane dhe integrimit europian.

Partitë pro ruse që po i prijnë protestave të dhunshme kundër integrimit europian po zbatojnë agjendën e Moskës për destabilizim të vendit dhe rajonit, por fatmirësisht këto parti minore nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve.

Ftojmë partitë politike në vend që janë përcaktuar për Maqedoni Europiane, të distancohen nga këto agjenda destruktive dhe të punojmë bashkarisht për integrim në Europë, me respektim të plotë të veçorive identitare, kulturore e gjuhësore të të gjithë neve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…