BDI dënon dhunën dhe keqpërdorimin politik të tragjedisë nga opozita

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhunën fizike dhe gjinore gjatë protestave të sotme në Tetovë. Brutaliteti politik partiak, dorë fshehur i opozitës shqiptare i cili nuk njeh kufi, e as dhimbje për familjarët e viktimave të cilët fatkeqësisht humbën jetën në një tragjedi të përmasave të cilat nuk i kemi përjetuar më parë, është dëshmi e tentativave të njëpasnjëshme për përfitimin e pikëve të ulëta politike në funksion të zgjedhjeve lokale. Bashkimi Demokratik për Integrim u bën thirrje oponentëve politik që të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve dhe me këtë mos të trazojnë plagët e familjarëve. Gjithashtu BDI dënon dhunën verbale gjinore dhe sloganet brutale të përdorura nga ana e organizatorëve. BDI dënon edhe keqpërdorimin e protestuesve të mitur, të cilët mund të vëreheshin në këtë marsh protestues duke shkelur çdo të drejtë të tyre. Vlerësojmë se organet e hetuesisë vendore bashkë me ekspertët gjerman tashmë janë duke bërë punën e tyre investiguese, me qëllim të zbardhjes sa më parë të shkaqeve që çuan deri tek tragjedia. Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kërkon nga partitë politike që të mos keqpërdorin dhimbjen e tyre.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…