BDI: Deshi apo jo LSDM dhe VMRO, Presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend

VMRO dhe LSDM tashmë janë bashkuar kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian për zgjedhjen e Presidentit në Parlament, si pikë kryesore e Platformës që lideri Ali Ahmeti e theksoi në promovimin e dr. Bujar Osmanit për President shteti.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian i përkujton dy partitë e lartpërmendura se, ashtu siç u bë Kryeministri i parë shqiptar, do të bëhet edhe Presidenti i parë shqiptar.

Opinioni e di se në fillim, KUNDËR për kryeministrin shqiptar ishin VMRO, LSDM dhe tellallët e tyre, megjithatë sot – Talat Xhaferi e drejton Qeverinë, ndërsa ministrat e VMRO-së dhe LSDM-së janë pjesë e kabinetit të Xhaferit.

Koalicioni i gjerë multietnik Fronti Europian ka dëshmuar se politikat e BDI-së kanë qenë dhe janë për barazi të plotë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe religjioni, ndërsa synimi kryesor mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Kjo do të vuloset më 24 prill me presidentin në ardhje dr. Bujar Osmani dhe më 8 maj, kur Fronti Europian do të jetë çelësi që i hap dyert e Qeverisë në mandatin e ardhshëm.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…