BDI dhe LSDM harmonizojnë programin dhe parimet, bisedojnë për ndarje të përgjegjësive

Konsultimet dhe punimet intensive në nivelin e sekretarëve partiak vazhdojnë gjatë fundjavës për një marrëveshje koalicioni midis LSDM-së dhe BDI-së Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit, ekipet negociuese janë duke punuar në harmonizimin e programeve zgjedhore të të dy palëve në një program pune të propozuar të Qeverisë eventuale të ardhshme. Gjithashtu, sot fillon procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, të cilët do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar. Ne menjëherë do të njoftojmë opinionin për çdo lajm shtesë ose përparim në lidhje me negociatat. I vetmi informacion i saktë është ai i marrë nga zyrtarë të palëve të përfshira në negociata.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…