BDI fillon nesër fushatën për Zgjedhjet lokale nga Gostivari

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit do ta fillojë nga qyteti i Gostivarit, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp Kreshnik Bekteshi nga BDI. “Fushatën për zgjedhjet lokale 2021 e nisim ditën e hënë pikërisht nga Gostivari sepse kemi dëgjuar zërin e qytetarëve të Gostivarit të cilët zëshëm kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe ç’lirim nga qentë endacak, kazinotë, tymi i Rusinos, trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve dhe nga pa-aftësia e Taravarit”, tha Bekteshi, duke shtuar se gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale. Ai tha se BDI fushatën  do ta përfundojë në Gostivar Bashkimi Demokratik për Integrim iu bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në të zhvillojnë fushatë të qetë dhe demokratike.   Në vazhdim fjalimi i Kreshnik Bekteshit nga BDI: Të nderuar qytetar, Të nderuar përfaqësues të mediave,  Fushatën për zgjedhjet lokale 2021 e nisim ditën e hënë pikërisht nga Gostivari sepse kemi dëgjuar zërin e qytetarëve të Gostivarit të cilët zëshëm kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe c’lirim nga qentë endacak, kazinotë, tymi i Rusinos, trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve dhe nga pa-aftesia e Taravarit.     Të nderuar, Bashkimi Demokratik për Integrim i’u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këto zgjedhje lokale që të zhvillojnë një fushatë të qet, demokratike dhe në frymë pozitive. Njëzet ditët e fushatës t’i shfrytëzojmë për prezantim më të mirë të Programeve tona zgjedhore dhe të kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale.  Sharjet dhe ofendimet të mos jenë pjesë e fushatës  të pjesëmarrësve në këto zgjedhje. Por, fushata të zhvillohet në frymën demokratike dhe respektit të ndërsjellë sepse vetëm në këtë mënyrë do të tregojmë pjekuri politike dhe do të dëshmojmë standard evropian.  Të dashur qytetarë, Bashkimi Demokratik për Integrim në Zgjedhjet lokale do të garojë me 19 kandidat për kryetar Komune dhe me 35 lista për këshilltarë. Për këtë  mandat kemi shpalosur tashmë pesë përbetimet që janë shtyllat e Platformës sonë, si: Agjenda e blertë,  Agjenda digjitale, Agjenda e përfshirjes së qytetarëve Agjenda e derës së hapur dhe Agjenda Zero Toleranca .       Këtyre pesë përbetimeve  duhet  të ju  përmbahen  të  gjithë  kryetarët  e komunave, sepse kjo Platformë dhe këto pesë përbetime premtojnë  një  jetë  më  të mirë  dhe  më  të  shëndetshme  për  të  gjithë  qytetarët. Rrugët tona i kemi zgjedhur gjithmonë bashkë. Të nderuar, Fushatën për zgjedhjet lokale e përfundojmë gjithashtu në Gostivar për t’ju thënë qytetarëve të Gostivarit se jemi me ju ne betejën për ta çliruar qytetin nga administrimi i paaftë i Taravarit dhe VMRO DPMNEsë.     Sot po zgjedhim të blertën, zgjedhim jetën sepse kjo është e ardhmja më e mirë për ne dhe për brezat e ardhshëm.   Ju faleminderit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…