BDI: Humbësit që tradhëtuan votën shqiptare, korrupsionin dhe paaftësinë e mbulojnë me akuza shpifëse

Koalicioni humbës i partive shqiptare në vend se të përgjigjen për tradhëtinë, gënjeshtrat e përditshme, dështimet katastrofale, servilitetin dhe paaftësinë e tyre, vazhdojnë paturpësisht me komunikata shpifëse dhe të pabazuara për të mbuluar tradhëtinë më të madhe ndaj kombit shqiptar në historinë e këtij vendi.

Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të informojë opinionin publik për të vërtetën rreth këtyre partive që kanë humbur zgjedhjet dhe tani veprojnë si vasalë dhe shërbëtorë të interesave të të tjerëve për ta poshtërsuar kombin shqiptar.

BDI ka qenë gjithmonë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve dhe ka promovuar vlera të larta morale dhe etike në politikë. Në dallim nga ne, drejtuesit e këtyre partive janë sinonim i korrupsionit dhe tradhëtisë.

Që të gjithë kanë qenë partnerë tanë të koalicionit ose pjesë e jona, nga i pari, deri te i fundit.

Faktet janë të qarta dhe dëshmojnë qartë për abuzimet e tyre të shumta me pushtetin:

Izet Mexhiti: Njihet për korripsion masiv dhe marrjen e apartamenteve në çdo ndërtesë ilegale në Çair, ndërtimet dhe uzurpimet joligjore si dhe për emërimin e familjarëve të tij në poste drejtuese të institucioneve shtetërore. Kjo tregon qartë se si nepotizmi dhe korrupsioni kanë mbizotëruar në politikat e tij.

Arben Taravari: Skemat e korrupsionit gjatë kohës së tij si kryetar i Gostivarit janë të njohura për të gjithë, por edhe si ministër, përfshirë listën pozitive të ilaçeve, aparaturat dhe pajisjet, parkingjet e planifikuara, si dhe çdo tender tjetër në shëndetësi, përfshirë edhe shtëpitë e “dhuruara” në Shkup e Gostivar. Ai ka manipuluar dhe përvetësuar fonde publike për interesa personale, duke shkatërruar besimin e qytetarëve të Gostivarit dhe shëndetësinë në vend.

Bilall Kasami: Çdo gjë që ai prek, e ngjit me korrupsion. Projektet pa buxhet, pagat që nuk i ka dhënë, punët pa projekte dhe pa leje, reketimi i bizneseve në Tetovë, janë vetëm disa nga aferat e tij që dëshmojnë për korrupsionin e tij të shfrenuar.

VLEN është një sinonim i koalicioneve korruptive dhe të tradhtisë ndaj interesave të shqiptarëve. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për të vërtetën dhe të mos bien pre e manipulimeve dhe shpifjeve të tyre.

BDI mbetet e përkushtuar për të luftuar kundër çdo forme të korrupsionit dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve me transparencë dhe integritet. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri të drejtë dhe të ndershme, duke mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…