BDI: Listat tona për këshilltarë përbëhen nga shoqëria civile, rinia dhe gratë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në afatin ligjor ka dorëzuar Listat e kandidatëve për anëtarë në Këshillat Komunal dhe Listën e kandidatëve për Kryetar komune për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me gjithsej 35 Lista të kandidatëve për Këshilla Komunal, ndërsa me kandidat për kryetar do të garojmë në gjithsej 19 komuna. Listat e Bashkimit Demokratik për Integrim përbëhen nga persona profesional dhe kredibil në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Listat tona përbëhen me emra eminent nga shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra si dhe personalitete të suksesshëm në sfera të ndryshme. Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë bartëse të Listave për në Këshillë komunal do të jenë nga gjinia femërore. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me këto personalitete do të jetë fituese apsolute në zgjedhjet e ardhshme lokale me ç’rast në fokus do të ketë realizimin e programit parazgjedhor që ka për qëllim të përmirësimit të standardit të qytetarëve.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…