BDI – LSDM: Punohet për të arritur Marrëveshje në ditët vijuese

Takimet konstruktive të punës midis LSDM-së dhe BDI vazhdojnë edhe sot, në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të një Qeverie të qëndrueshme që në një mandat të plotë katër vjeçar do të ofrojë dhe të arrijë të gjitha shërbimet dhe qëllimet e pritura të qytetarëve. Pasi të dy partitë vendosën parimet e koalicionit dhe përcaktimet e një qeverie të mundshme të përbashkët të ardhshme, sot ata po punojnë për harmonizimin e programeve fituese të zgjedhjeve të të dy palëve dhe krijimin e një programi pune katër vjeçar të qeverisë së ardhshme, plotësisht të angazhuar për ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin. Shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar, një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje në parim. Të dy palët janë zotuar të propozojnë drejtes të institicuoneve të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme gjatë një mandati të plotë katër vjeçar. Organet e partisë, sekretarët e partisë dhe zëdhënësit do të informojnë menjëherë publikun për çdo moment të ri në negociata dhe lusin publiku dhe mediave që të mos marrin parasysh spekulimet. Ne jemi të vetëdijshëm për urgjencën dhe nevojën për konsolidimin të institucioneve pas zgjedhjeve dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje përfundimtare në ditët në vijim.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…