BDI në Gostivar mobilizohet dhe demonstron unitet

Në një mbledhje të degës së BDI në Gostivar me pjesëmarrje të kryesisë së degës, kryetarëve të Këshillave Vendore, anëtarëve të kryesisë qendrore dhe funksionarëve të kësaj partie, është formuar Shtabi Lokal për zgjedhjet lokale në Gostivar.Në prani të strukturës partiake, me unanimitet ktyetar shtabi u zgjodh Bashkim Hasani.Formimi i Shtabit vjen në ditën kur kryeparlamentari Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale për me 17 Tetor. Kryetari i degës, Bashkim Hasani potencoi që pikërisht sot kur u shpall mbajtja e zgjedhjeve lokale edhe zyrtarisht, BDI si parti me padurim hynë në garën zgjedhore të bindur që fitorja do të jetë e pashmangshme.I pranishëm në mbledhje ishte koordinatori i njësisë së gjashtë zgjedhore i caktuar nga kryesia e partisë, Talat Xhaferi. Xhaferi mes të tjerash potencoi që tashmë janë krijuar rrethanat që BDI të kthen pushtetin në Gostivar, duke aluduar në fitore për zgjedhjet lokale të Tetorit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…