BDI: Ne kujdesemi për administratën, sektorin publik dhe privat

Bashkimi Demokratik për Integrim, si parti qeverisëse dhe bartëse e përgjegjësisë, është në krye të detyrës për ti dal në ndihmë qytetarëve, shëndetit publik, por edhe shtetit.

BDI vlerëson që të gjitha masat për menaxhim të krizës, përfshirë edhe solidarizimin dhe bartjen kolektive të përgjegjësisë duhet ta bëjmë me konsensus midis të gjitha palëve dhe në të mirën e qytetarëve.

Vendi ynë është më gjendje të jashtëzakontë, por ka institucione dhe të gjitha çështjet për menaxhim të gjendjes duhet të ndërmirren nga institucionet përgjegjëse.

Të gjitha partitë relevante, LSDM, VMRO dhe BDI janë pjesë e qeverisë dhe bashkarisht ndajnë përgjegjësi për masat që ndërmirren pas diskutimeve dhe vlerësimeve më të mira të përfaqësuesve tanë partiak në qeveri në konsultime me ekspertët.

Vlerësojmë që kriza duhet të zgjidhet në institucione e jo në selitë partiake.

BDI konsideron që sëpari nevojitet disciplinë shembullore dhe ndihmë nga qytetarët duke qëndruar në shtëpi dhe duke iu përmbajtur rekomandimeve, ndërsa propozim masat tona solidarizuese do ti propozojmë nëpërmjet të ekipit tonë ekonomik dhe qeverisës në institucionet përkatëse.

BDI do të vijon të kujdeset për shtetin, shëndetin publik, administratën, sektorin privat dhe të gjithë qytetarët.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…