BDI: Nikollovski shpif qëllimisht për ti dëmtuar projektet që na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë

Bashkimi Demokratik për Integrim me neveri ndjek lehtësinë me të cilën gënjeshtrat dhe manipulimet ditoroe botohen dhe shpërndahen pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalën publike.

Akuzat e ministrit të Transportit, z. Nikolovski, në lidhje me përfitimin e funksionarëve të BDI-së në procesin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, janë të pabaza dhe plotësisht të pavërteta.

Çdo informacion në lidhje me Korridorin 8 dhe autostradën Shkup – Bllacë është i pasaktë dhe shfaq injorancë institucionale nga qeveria me legjitimitet monoetnik.

2 kilometrat e para tek kufiri në Bllacë janë të përfunduara në Qeverinë e kaluar. Juve ju ka mbetur vetëm ta lëshoni në përdorim.

Vazhdimi i asaj autostrade në gjatësi prej 10 kilometra, është projektuar nga kompania amerikane Hill dhe është finansuar nga BERZH, bashkë edhe me asistencën teknike. Ky projekt finansohet me kredi nga BERZH, ku rreth 30 milion € janë grant.

Traseja e autostradës është përzgjedhur për ta evituar shkatërrimin e varrezave të Bllacës dhe poligonin ushtarak Stenkovec.

Ky projekt bazë i përgatitur për më shumë se 2 vite është tenderuar dhe kjo Qeveri duhet të bëj përzgjedhjen e realizuesit të punimeve.

Çdo ri-projektim do të zgjasë gati se 3 vjet.

Sa i përket shpronësimit, minimumi i çmimit për shpronësim i paguar deri më tani aty nga shteti është 2€ për metër katror ndërsa maksimumi 20 €, kështu që pretendimet e Nikollovskit janë absurde.

Prandaj, ftojmë ministrin Nikolovski të paraqet dëshmi konkrete për akuzat e tij.

Nëse këtë nuk e bën, do ta konsiderojmë se ai është një krijues i lajmeve të rreme dhe propagandës si dhe kundërshtarë i projekteve që na lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmonë ka vepruar me transparencë dhe integritet në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Ne nuk do të lejojmë që këto gënjeshtra të na devijojnë nga misioni ynë për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ftojmë publikisht ministrin të dëshmojë akuzat ose të tërhiqet nga këto shpifje që dëmtojnë jo vetëm figurat tona publike, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

BDI qëndron e fortë dhe e patundur në përkushtimin e saj për të mbrojtur të vërtetën dhe interesat e qytetarëve të saj.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…