BDI: Nuk do lejojmë që forcat regresive të ndalojnë të ardhmen e qytetarëve

Sot, grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim ka mbajtur konferencë për shtyp për të treguar qëndrimin e saj mbi iniciativën e organizimit të Referendumit dhe arsyet se pse kjo iniciativë nuk duhet pranuar.

“Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje opozitës të pranojë dhe të mbështesë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Republikën e Bullgarisë, e cila është marrëveshje ndërkombëtare dhe sipas Kushtetutës dhe efekti juridik i saj nuk mund të ndryshohet”, ka deklaruar mes tjerave në konferencën për shtyp, shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi.

Në vazhdim fjalimin e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuara media,

Iniciativa për organizimin e Referendumit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njejta është refuzuar pasiqë Kushtetuta, si akti më i lartë juridik, është shumë e qartë.

Sa për t’ju kujtuar, në nenin 118, parashihet se marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara, të cilat më pas ratifikohen, janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe të njejtët nuk mund t’i ndryshojmë me ligj.

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje opozitës të pranojë dhe të mbështesë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Republikën e Bullgarisë, e cila është marrëveshje ndërkombëtare dhe sipas Kushtetutës dhe efekti juridik i saj nuk mund të ndryshohet.

Natyrisht, opozita e ka ideuar dhe dorëzuar qëllimisht iniciativën në mënyrë të paqëndrueshme ligjërisht për organizimin e Referendumit, i cili është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me të vetmin qëllim që të refuzohet dhe në të njëjtën kohë të krijojë përçarje dhe tensione mes qytetarëve, për të manipuluar popullin edhe pse e dinë se Referendumi nuk ka asnjë shansë për të pasur sukses.

Nisma e opozitës synon të pengojë rrugën drejt Bashkimit Europian. Më vjen keq për bindjen dhe veprimet antieuropiane të opozitës, por një gjë është e qartë, se nuk do të ketë kthim prapa, sepse vendi nuk do të izolohet nga pjesa tjetër e botës demokratike.

Tani që kemi nisur zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian, ne bëjmë thirrje për formimin e një fronti të gjerë pro-europian të partive politike, OJQ-ve, mediave, qytetarëve.

Të nderuar,

Me këtë rast, i bëjmë thirrje krahut pro-europian brenda opozitës që të bëjë gjithçka që të mos rrezikohet anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe të mos ndalohet rruga e saj europiane.

Bartja e përgjegjësisë te qytetarët është kërkimi i alibisë për të gjitha dështimet e këtyre viteve dhe rreshtimi gabimisht në forcat regresive duke mbjellë mjegull dhe duke sfiduar Marrëveshjen që kontribuoi në anëtarësimin e vendit në NATO.

Në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, në prag të një dimri të vështirë dhe të pasigurt që na pret jo vetëm ne por gjithë Europën, është jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe e palejueshme të shpenzohen 8 milionë euro për të organizuar Referendum, vetëm për t’u bërë pjesë e mashtrimit të madh të opozitës.

Kur është në rrezik interesi shtetëror dhe kombëtar, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të lejojë që forcat regresive të ndalojnë të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët tashmë e kanë votuar qartë, ata janë për Bashkimin Europian dhe NATO-n dhe së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe SHBA-në do të vazhdojmë me sukses të arrijmë qëllimin tonë, anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në familjen e madhe europiane.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…