BDI: Opozita të jap llogari për humbjen dhe të braktis koridoret e partive maqedonase

Braktisja e Tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare dhevajtjeardhjet në selitë e partive maqedonase nga ana e partive që humbënzgjedhjet e 15 korrikut është vazhdimësi e përcarjes së shqiptarëve,defokusim nga humbja dhe rrënim i pozitave negociuese të fituesitshqiptar të zgjedhjeve parlamentare.Që nga përfundimi i procesit zgjedhor, këto parti kanë ndryshuar disaherë qëndrimet e tyre në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë nëkuadër të subjekteve të tyre për humbjen e rradhës.Dështimin e tyre partiak përpiqen që ta shëndërojnë në dështim të tëgjithë shqiptarëve duke qëndruar në koridoret e partive maqedonase me tëvetmin qëllim që mos të japin llogari para organeve partiake përdështimin e tyre të vazhdueshëm.Ne në BDI do të vijojmë ti ftojmë që të bashkohen dhe do ti prijmë këtijpërcaktimi sepse bashkimi në një opozitë të shëndoshë dhe kombëtareështë në interes të të gjithëve.Këtë përcaktim, BDI dhe z. Ahmeti do ta vazhdojnë edhe përkundërpengesave për të krijuar një alternativë dinjitoze opozitare e cila nuki ka sytë e errësuara pas pushtetit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…