BDI: Paaftësia e Vlen dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO, po shkatëron të arriturat kombëtare 

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen po i kthen shqiptarët në vitet ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë. 

 Akuzat ndaj BDI dhe gjuetia politike e shtrigave nga vazalët e Vlen nuk e mbulojnë dot dështimin katastrofal në mbrojtje të të arriturave kombëtare. 

 Cënimi i gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, legjitimitetit zgjedhor, balanserit, turpërimi para Shqipërisë, Kosovës dhe në mes të Uashingtonit, ligji për branitella, janë rezultat i hyrjes në qeveri si humbës dhe si të preferuar të VMROsë.

Faktin e pamohueshëm që askush nuk i pyet për asgjë dhe janë të demaskuar si tërësisht të paaftë nuk mund t’ia faturojnë as BDIsë e as Frontit Europian Gjuhën shqipe e gjetet zyrtare, e larguat, flamurin kombëtar e gjetet zyrtar, e larguat edhe nga zyrat e juaja, administratorët i gjetët në punë, i larguat, balanserin e gjetet me 30% e bëtë 24%, të gjitha i zhbëtë!

Akuzat nga ana e humbësve, se tabelat në autostradën Shkup – Bllacë janë porositur nga udhëheqësia e mëparshme e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, janë të pavërteta, të pabaza dhe spekulative.

Gjithashtu, ju informojmë se nga ana e udhëheqësisë së kaluar është përgatit edhe projekt për ndrimin e të gjitha shenjave të komunikacionit për autostrada për respektimin e gjuhës shqipe dhe është bërë zgjedhje e kompanisë për ndrimin e të gjitha shenjave por udhëheqësia aktuale ka ndërprerë procedurën që mund të shihet edhe në sistemin elektronik të prokurimeve publike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…