Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e pakos së 5-të tëmasave ekonomike të cilat Kuvendi në seancën e djeshme i miratoi passhtyrjes së këtij procesi për disa muaj si pasojë e bllokimit nga ana eopozitës përmes parashtrimit të mijëra amendamenteve.Nga sot, qytetarët do të përfitojnë prej masave të pakos së 5-tëekonomike, ku në llogaritë e tyre do të lëshohen pagat e muajit Shkurtdhe Mars, kurse kompanitë për këtë do të mund të aplikojnë deri më 30Prill.Bashkimi Demokratik për Integrim si parti politike përkrah të gjithanismat ligjore dhe projektet që janë në interes të qytetarëve përfshirëkëtu dhe këmbënguljen e miratimit të ligjeve nga pakoja e 5-të e masaveekonomike përmes të cilave mbi 60.000 qytetarë dhe kompani do tëndihmohen financiarisht.Shkaqet për vonimin e miratimit të ligjeve të cilat rrjedhin nga këtopako ekonomike tashmë janë të qarta, opozita me mos prezencën e sajmbante peng formimin e kuorumit me qëllim mbajtjen e seancës.Mos prezenca e dy liderëve të opozitës shqiptare në momentin e votimittë ligjeve nga pakoja e 5-të flet qartë se ata janë të fokusuar nëpërfitimin e pikëve politike ditore dhe jo të angazhuar për popullin ngai cili edhe kanë marrë besimin.Pas miratimit të pakos së 4 dhe 5-të të masave ekonomike, në përgatitjee sipër është dhe pakoja e 6-të me masa ekonomike e cila do të përfshijësubjektet të cilat kanë qenë të mbyllura gjatë 14 ditëve të fundit dhekjo pritet që të jetë në rend dite në seancën e radhës të Qeverisë, kupakoja e 6-të do të ketë dhjetëra masa të cilat kompanitë do të mund t’ishfrytëzojnë për rimëkëmbje nga humbja e shkaktuar nga Pandemia meCOVID-19.