BDI përshëndet dhe mirëpret vendimin e Presidentit Joe Biden

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret urdhrin ekzekutiv tëPresidentit Joe Biden që parashikon ngrirjen e pasurive dhe ndalimin ehyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë ata qëdestabilizojnë Ballkanin Perëndimor, kryejnë korrupsion e minojnëinstitucionet demokratike.Nga BDI thonë se gëzon fakti që ndër ata që kërcënojnë stabilitetin eBallkanit Perëndimor janë etiketuar dhe përfshirë edhe personat qëpunojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrittë cilat janë vijat tona të deklaruara botërisht të kuqe.Bashkimi Demokratik për Integrim plotësisht përkrah vendimin e Shtetevetë Bashkuara, përkatësisht përkushtimin e tyre për të nxiturllogaridhënien dhe për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimordhe në të gjithë botën.BDI si një parti përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut përshëndet vendimine Shtëpisë së Bardhë me qëllim garantimin e sigurisë dhe stabilitetitpolitik në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i administratës Biden përavancimin e interesave thelbësore në mbrojtjen e institucionevedemokratike do të jetë synim drejt të cilit BDI asnjëherë nuk do tëngurojë së afruari.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…