BDI: Po bëjmë historinë në Çashkë, rretho numrin 3

Suat Shaqiri, kandidat i BDI-së për kryetar komunën e Çashkës, në konferencën e sotme për shtyp potencoi se shtyllat kryesore të programit për jetë më cilësore janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përkujdesi për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ngritja e nivelit të pastërtisë publike, cilësia më e madhe në sferën e arsimit, përforcimi i mekanizmave për mirëqenie më të madhe shëndetësore dhe sociale.Nën moton “Zgjidh jetë, voto blertë”, Bashkimi Demokratik për Integrim prezantoi sot programin zgjedhor për komunën e Çashkës.Suat Shaqiri mes tjerash potencoi se në fokusin e tij në mandatin e ri katërvjeçar do të jetë veçanërisht zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë, krijimi i deponisë në Çashkë me kushte moderne dhe rregullimi i rrugës kryesore në formën e bulevardit, por edhe projekteve tjera që do të mundësojnë standard më cilësor jetese për banorët e Çashkës.Ndryshe, BDI do të realizojë sot tubimet parazgjedhore në Veles dhe Çashkë, ku do të prezantojë para qytetarëve programet zgjedhore për këto dy vendbanime, Suat Shaqirin kandidat për kryetar të komunës së Çashkës, si dhe listat për këshilltar për Çashkë dhe Veles.Ju sjellim fjalimin e plotë nga konferenca për shtyp:Të dashur qytetar,Të nderuar media,Më lejoni që sot para juve të prezantoj Platformën zgjedhor për komunën e Çashkës, një platformë të Agjendës së blertë qëtashmë Bashkimi Demokratik për Integrim e ka në plan të saj për mandatin e ri katër vjeçar në Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.Do të doja që sot të shpalos disa nga projektet që kemi vendosur t’i realizojmë bashkë me banorët e Komunës së çashkës gjatë mandatit katër vjeçar në krye të komunës sëÇashkës pas marrjes së besimit nga qytetarët.Platforma jonë zgjedhore për Komunën tonë përmban projekte serioze, të realizueshme dhe në fokus kanë jetën më të mirë për të gjithë banorët.Si pikë e parë në fokus kemi vënë fëmijët dhe të rinjtë, ata tëcilët janë ardhmëria e këtij vendi, duke krijuar kështu ambient tëshëndoshë për çdo fëmijë, kënde me lojëra në secilin vendbanim të Çashkës, terene sportive, salla të sportit, themelim të klubeve sportive si dhe mbështetje të parezervë për sportin në përgjithësi, sepse vet sporti është shëndet, është jetë e blertë.Përkrahja nuk do të mungojë edhe për pensionistët, ata të cilët janë kujdesur për ne vite me rradhë. Në programin tim parashihet hapja e klubeve për pensionist në secilin vendbanim si dhe aktivitete rekreative periodike.Infrastruktura është një tjetër fushë të cilës do i kushtojmëkujdes të jashtëzakonshëm, duke siguruar kështu ujë të pijshëm për secilin vendbanim, rregullim dhe kujdes ndaj sistemeve aktuale dhe kualitetin e ujit, ndriçim publik për secilin vendbanim, asfaltim dhe bekatonizim në secilën rrugë e rrugicë. Plan programi i BDI-së për komunën e Çashkës, parasheh kthimin nga rrugë lokale në regjionale nga Drenova nëJabollçishtë. Mirëmbajtja, pastrimi dhe shtimi i sigurisë nëkomunikacion gjithashtu është prioriteti jonë. Do të lidhim Jabollçishtën me Dollnenin dhe me Shkupin, si dhe rrugë të tjera të reja por edhe njëkohësisht do të bëjmë lehtësimin e procedurave për legalizim të pronave dhe përpliim të planeve urbanistike për vendbanimet e Çashkës.Arsimi dhe kultura gjithashtu janë pjesë e plan programit tonë, i cili parasheh hapje të paraleles në gjuhën shqipe në Çashkë, shkollë 9 vjeçare në Jabollçisht të Poshtëm, paralele në gjuhën turke në Mellnicë, rekonstruim të objekteve arsimore, hapje tëbibliotekave si pjesë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tëkësaj ane. Organizim të panaireve dhe festivaleve me këngëpopullore si dhe java kulturure e gurbetçarëve të Çashkës.Ekonomia, turizmi dhe bujqësia janë fusha nga të cilat varen banorët e kësaj zone, andaj ne do i kushtojmë një rëndësi tëmadhe duke ndihmuar bujqit në modernizimin e maqinerisë, krijimin e kushteve për plasman, subvencione në fondet IPARD dhe instalimin e sistemeve për ujitje, ndërsa turizmi si fushë qësjellë të ardhura do ketë kujdes të veçantë nga ana jonë nëpromovimin dhe krijimin e kushteve maksimale, ndërtim tështigjeve për alpinistë në majen e Selanikut, ndërtim të shtëpive malove dhe formim të klubeve për kalërim dhe motorçikleta sportive.Të nderuar,Shëndetësia dhe mjedisi jetësor gjithashtu janë në fokusin tim dhe Plan programit të përpiluar. Vendbanimet e Çashkës e ndiejnë mungesën e ambulantave që nuk janë në funksion, e me ardhjen tonë të njejtat do të funksionojnë që ditën e parë e më pas edhe hapjen e farmacive dhe laboratorive. Pastërtia publike është një tjetër pikë e rëndësishme e bashkë me të edhe rregullimi i shtratit të lumit Topolka si dhe vendosja e një deponie qendrore dhe menaxhimi sipas standardeve bashkëkohore.Bashkëpunimi me sektorin civil nuk do të mungojë aspak, duke i stimuluar për themelimin e OJQ, organizimin e trajnimeve në programe ndërkombëtare.Do të krijojmë një administratë efektive dhe efikase për shërbime më të mira ndaj qytetarëve. Ju premtoj se të gjitha shërbimet do të kryhen në komunën e Çashkës kurse në Agjendën tonë do të jenë të rinjtë dhe punësimi i tyre.Të dashur qytetar,Programi jonë, parasheh edhe shumë projekte tjera, që bashkë me ju do të arrijmë t’i realizojmë pasi të marim besimin në Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.Kemi plan shumë ambicioz dhe të përgjegjshëm për katër vitet e ardhshme.Së bashku për një Çashkë më të zhvilluar.Zgjidh jetë, voto blertë.Ju faleminderit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…