BDI: Rritëm pensionet, pagën minimale dhe mesatare

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbetet e përkushtuar me të gjitha kapacitetet e saj kadrovike dhe programore në shërbim të mirëqenies ekonomike të qytetarëve dhe përmirësimit të standardit jetësor në kohë të ballafaqimit me krizën globale dhe energjetike. Pas rritjes së pagës minimale në 18.000 denarë dhe të pagës mesatare në 29.943 denarë, trendin e përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve e vazhdojmë me rritjen rekorde edhe të pensioneve të gjithsej 326.841 pensionistëve në vend. Në takimin me përfaqësuesit e shoqatave të pensionistëve dakorduam metodologjinë e re të rritjes së pensioneve, e cila parasheh që nga Shtatori i këtij viti pensionistët të kenë mesatarisht deri në 900 denarë shtesë çdo muaj në pensionet e tyre. Përveç zbatimit të kësaj mase ekonomike që mundëson harmonizimin adekuat të pensioneve konform rritjes së pagës minimale dhe shpenzimeve për jetesë, u angazhuam dhe mundësuam që në muajt Mars, Prill dhe Maj pensionistëve t’ju sigurohet edhe një ndihmë direkte financiare prej 1.000 denarëve në muajt e lartëpërmendur. Përllogaritjet statistikore parashikojnë që gjatë vitit 2022 në buxhetin e pensionistëve do të inkasohen 12.000 denarë më shumë se në vitin 2021. Bashkimi Demokratik për Integrim si pjesë e Qeverisë do të vazhdojë edhe më tej angazhimin për implementimin e masave ekonomike të jetës cilësore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar të qytetarëve.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…