BDI: Sela dhe Gashi dje kërkuan shtyerje të regjistrimit, sot gjoja e kundërshtojnë

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin që propozimi përvazhdim të regjistrimit online të Diasporës nga 1 mars deri në 30shtator ndihmon procesin e regjistrimit dhe jep mundësi shtesë për turegjistruar të gjithë mërgimtarët.Gjithashtu, duke patur parasysh bojkotin e opozitës, kontestimin eprocesit nga ana e tyre, bllokadën në kuvend, nisjen e vaksinimit dheimunizimit, si dhe shëndetin publik, shtyrja e regjistrimit rezident ngamuaji prill në muajin shtator të këtij viti paraqet vendim të duhur dhetë drejtë.Reagimet kontradiktore të opozitës shqiptare flasin për mungesën ekonsistencës dhe sinqeritetit të tyre ndaj qytetarëve.Opozita shqiptare (ASH-AA) po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut dhe mërgimtarëve në tentativë tëpërfitimeve të vogla të politikës ditore.Përmes disa amendamenteve të propozuara nga grupi i deputetëve tëAleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkuan që procesi iregjistrimit të popullsisë të prolongohet për një afat të caktuar edheatë në amendament shkruhet nga muaji mars në maj, duke e ndërlidhur tënjëjtën me krizën shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19.Të njëjtët, pasi dje u paralajmërua shtyrja e procesit të regjistrimitrezident, sot përmes kryetarëve të tyre, Ziadin Sela dhe Afrim Gashikundërshtojnë amendamentin e tyre dhe paralajmërojnë bllokimin e gjithëprocesit. Kjo është vetëm një provë më tepër se gdhihen në mëngjes dhengrysen në darkë me qëndrime skajshmërisht të kundërta.Me këtë rast Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të përçojë deritek qytetarët se përkrah që procesi i regjistrimit të mbahet nga data 5e deri më 30 shtator, e njëkohësisht bën thirrje deri tek diaspora që tëvazhdojnë të regjistrohen në platformën onlinehttps://census.stat.gov.mk/, nga data 1 mars e deri më 30 shtator,ndërsa ju siguron se çdo i regjistruar deri më tani dhe çdo një që do tëregjistrohet deri me 30 shtator do të vlejë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…