BDI: Shkarkimi i Arben Ziberit për shkak mbiemrit të tij flet për urrejtjen latente etnike të partive politike maqedonase. Arbeni nuk do shkarkoheshte nëse do ta kishte mbiemrin Spasovski!

Shkarkimi i Drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik është një veprim i
turpshëm i hakmarrjes politike dhe urrejtjes latente ndaj shqiptarëve.
Arben Ziberi gjithmonë i ka shërbyer vendit dhe qytetarëve të tij me
besnikëri dhe përkushtim dhe pa dyshim ka luajtur një rol të madh në
menaxhimin e krizës së koronës. Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë
vetëm lexonte ato qe Arben Ziberi i bënte, ai nuk pati skrupuj për mos
të ndjekur urdhrat e LSDM-së për të shkarkuar punonjësin e tij për arsye
të njëanshme.
Arsyeja e shkarkimit të tij është më se e qartë, pasi ajo ndodhi
menjëherë pasi xhaxhai i Arben Ziberit pranoi të ishte kandidati për
Kryeministër. Prekja e familjes së kandidatit të parë shqiptar për
Kryeministër është një turp dhe një veprim i papranueshëm. Gjithashtu
tregon mendësinë e partive maqedonase, që sipas tyre pushteti u takon
vetëm maqedonasve dhe shqiptarët nuk kanë të drejtë ta kërkojnë
Kryeministrin.
Shkarkimi është gjithashtu një veprim i qartë kundër lirisë së fjalës
dhe një akt diskriminimi, pasi asnjë deri tani nuk u pushua kurrë nga
qeveria për shprehjen e mendimit të tij në Facebook. Pa gjykuar aspak
mbi përmbajtjen e postimit të Ziberit, të gjithë e dinë se nëse kjo do
të ishte arsyeja e vërtetë, gjysma e ministrave të LSDM-së, përfshirë
ish-kryeministrin Zaev, do të duhej të ishin pushuar nga puna disa herë.
“Një shoqëri” nuk është më shumë se një parullë marketingu për LSDM-në.
Pas fasadës, LSDM ende nuk është më mirë se paraardhësit e tyre duke mos
i pranuar ende parimet themelore demokratike si liria e fjalës, barazia
dhe e drejta e etnive jo-shumicë për të emëruar kandidatin e tyre për
Kryeministër. Për qytetarët shqiptarë, por edhe për qytetarët e etnive
të tjera, si dhe për maqedonasit me mendje të hapur, ky veprim i
papranueshëm i LSDM-së është një arsye më shumë se pse ne kemi nevojë
për Kryeministrin e parë shqiptar që të sjellë ndryshim real dhe barazi
në Maqedoninë e Veriut. Qytetarët do të japin përgjigjen e tyre në
fletëvotime.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…