BDI shpreh shqetësim për financimin e narrativave ruse në vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë pas raportimeve mediatike për financimin e narrativave ruse nga ana e organizatës joqeveritare gjermane AJKF, përmes granteve të dhëna për përhapjen e propagandës ruse në vendin tonë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në listën e publikuar me media dhe gazetarë që po bashkëpunojnë ngushtë me këtë organizatë, nga vendi ynë figuron gazetari Milenko Nedellkovski, i cili nga viti 2015 është pjesë aktive e agjendës propagandistike proruse të kësaj organizate.

Ai ka fituar disa grante, çmim nga kjo organizatë dhe së fundmi në një raportim mediatik mbi aksionet ushtarake ruse që e ka realizuar në Rusi, pjesë e emisionit të tij kanë qenë Leonid Savin dhe Aleksandar Dugin, propagandues të njohur të Kremlinit dhe ideologë të doktrinës Bota Ruse.

Të këtillë si Milenko Nedellkovski në hapësirat tona ka shumë, disa fshehin ende kokën, por padyshim se do të demaskohen së shpejti.

Të gjitha këto raportime mediatike, konfirmojnë shqetësimin permanent të shprehur nga Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim për praninë e fuqishme të elementeve ruse në hapësirën mediatike dhe politike të vendit tonë dhe më gjerë.

Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë aktorët politikë dhe shoqëror të vendit dhe Ballkanit Perëndimor t’i kushtojnë rëndësi më të madhe kësaj problematike shqetësuese, të bashkëpunojmë ngushtë për të izoluar njëherë e përgjithmonë ndikimin e dëmshëm rus në të gjitha vendet tona.

Ti themi JO Rusisë, PO Europës!

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…