BDI: Skandaloze, Vlen i quan administratorët shqiptarë të MYKUR 

Asnjë ditë nuk kalon pa së paku një skandal. Bashkimi Demokratik për Integrim është i shokuar nga ofendimet e përditshme të vazalëve nga Vlen, humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ndaj administratorëve shqiptarë në organet e shtetit duke i quajtur ato MYK, të mykosur. 

Më herët, Taravari i kishte quajtur byrek-mbajtës e byrek-blerës të maqedonasve, ndërsa sot, çdo administratorë shqiptarë qenka i mykur.

 Nuk paska kufi poshtërimi që hyzmeçarët e VMROsë nga Vlen mund t’ia bëjnë shqiptarëve. 

 Mohuan flamurin, himnin vetëm dellumno, gjuhën, luftën, UÇKnë, Marrëveshjen e Ohrit, legjitimitetin, nënshkrimet e tyre në letër, deklaratat e tyre që nëse humbasin do të dorëhiqen, të gjitha premtimet e tyre zgjedhore dhe tashmë ofendojnë shqiptarët në institucione. 

 Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeçarëve në qeveri po i poshtëron shqiptarët dhe këtë e bëjnë vetëm prej etjes së tyre për pushtet për ta pasuruar vetën e për ta gjynjëzuar popullin.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…