BDI tërësisht përkrah ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë europiane

Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht dhe pa asnjë mëdyshje mbështet ndryshimet kushtetuese për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veriatlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane.Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Europian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare.Bashkimi Demokratik për Integrim bën apel tek të gjithë partitë politike parlamentare dhe 120 deputetët që të reflektojnë fuqishem në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi europian.Sot në Kuvend nisi procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe i përcaktimit përfundimtar në vendin tonë, në shoqërinë tonë, në skenën tonë politike, kush është pro integrimit, Europës dhe Amerikës si dhe kush është pro izolimit e Rusisë.Nuk ka mes, nuk ka alternativë, nuk ka rrugë tjetër!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…