30 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe vlerëson se barazia dhe respekti i ndërsjellë janë themeli i rrugëtimit të përbashkët drejt sfidave dhe sukseseve të reja siç është anëtarësimi i plotëfuqishëm i vendit në Bashkimin Europian. Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që vendi është ballafaquar me shumë sfida në këto tre dekada, por ka arritur suksese historike dhe ka dal më i fuqishëm nga çdo përballje. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson lartë edhe miqësinë me Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian si dhe vendet anëtare duke ritheksuar se sukseset e vendit tonë janë të përbashkëta me komunitetin euro-amerikan.