BDI: Zero tatim për tre vjet për çdo të punësuar për herë të parë nën moshën 35 vjeç

BDI: ZERO TATIM PËR TRE VJET PËR ÇDO TË PUNËSUAR PËR HERË TË PARË NËN
MOSHËN 35 VJEÇ

Sot, Kandidati për kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi, në parkun
e Çairit realizoi takim me rininë ku shpalosi politikat rinore dhe
zotimet e tij për 100 ditshin e parë si kryeministër. Gjatë takimit ai u
njoftua nga afër me brengat e të rinjve, arsyet se pse ata mendojnë ta
lëshojnë vendin dhe cilat do të ishin politikat më të frytshme që do ta
mbanin rininë në vend, aty ku kanë familjet dhe ku më së miri do të mund
të kontribuojnë për shoqërinë tonë.

“Unë jam këtu për ju të rinjtë, dhe pjesa kyçe e programit tim të
prezantuar për 100 ditët e para, është pikërisht përforcimi i ekonomisë
dhe krijimi i mundësive për ju, dhe këtë e kam planifikuar përmes një
sërë masash. Fillimisht do të ulim në zero tatimin personal për tre vjet
për çdo të punësuar për herë të parë, nën moshën 35 vjeç” – potencoi
Ziberi.
Në këtë frymë të krijimit të vendeve të punës për të rinjtë, Ziberi
shtoi se “Qeveria po ashtu do të subvencionojë 50% të kontributeve
sociale për tre vitet e ardhshme për çdo punësim të ri, që do të
përmirësojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive
etnike në ndërmarrjet private. Kështu të rinjve shqiptar, do t’u
krijohen më shumë mundësi për punë në vend, më shumë mundësi për një të
ardhmeje më të begattë, si dhe mundësi për t’u ndjerë profesionalisht të
realizuar këtu në vend”.

“Investoni në studimet tuaja, sepse me hapjen e negociatave me BE-në do
tu hapen mundësi të shumta për kontribuim në shumë fusha të ndryshme,
dhe në një të ardhme të afërt si vend anëtar i Bashkimit Evropian, do të
keni mundësi për pozita vendimmarrëse jo vetëm në vendin tonë por edhe
në qarqet vendimmarrëse të Komisionin Evropian. Atë që brezi ynë duhej
ta arrinte me luftë ju thjeshtë mund ta arrini përmes votës tuaj më 15
korrik” – theksoi Ziberi.

Mes zotimeve të parapara për të rinjtë, Ziberi nënvizoi edhe rëndësinë e
hapjes së shkollave profesionale në çdo komunë si dhe krijimin e një
Fondi për nxitjen e diturisë, mbështetjen e inovacioneve dhe aftësive
afariste tek të rinjtë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…