Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një deklaratë për
media theksoi se shkarkimi i Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në
Shkup Dr. Arben Ziberi dhe zëvendësimi i tij me Aleksandar Stojanov
është një veprim i turpshëm i hakmarrjes politike, një sulm ndaj lirisë
së fjalës dhe demokracisë.
“Dr. Arben Ziberi ishte një nga shtyllat në luftën tonë kundër
pandemise, si Drejtor i Shëndetit publik per Shkupin ai i ka shërbyer
vendit dhe qytetarëve me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Aftësitë
dhe profesionalizmi i tij nuk janë vënë kurrë në dyshim. Shkarkimi i tij
për një deklaratë në mediat sociale, të cilën ai e lëshoi në funksionin
e tij si kandidat për deputett nuk është gjë tjetër veçse një veprim
frikacak i hakmarrjes politike të partisë qeverisëse maqedonase LSDM.
Arsyeja është më se e qartë pasi vetëm disa ditë më parë xhaxhai i
Arbenit, Naser Ziberi njoftoi kandidaturën e tij për kryeministrin e
parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe për të sfiduar dypolshin
maqedonas të pushtetit me të cilin po përballemi në këtë vend. Prekja e
familjes së një kandidati të një komunitetit te dyte ne vend është
diçka që kujton regjime autokratike dhe kohë të errëta në historinë
tonë. Është diçka e egër dhe e papranueshme në një demokraci moderne.
Është gjithashtu një akt diskriminimi – Arbeni nuk do të ishte pushuar
nga puna nëse ai ishte maqedonas dhe që pasardhësi i tij quhet
Aleksandër nuk është rastësi por një rast i qartë diskriminimi dhe
përpjekja e dobët e LSDM-së për të bërë pikë të lira politike midis
votuesve maqedonas ne zgjedhje”, tha Ademi, duke shtuar se i bënë
thirrje Komisionit anti-diskriminues të veprojë menjëherë dhe të hetojë
këtë rast.
“Nga pikëpamja juridike, pushimi nga puna është kundër parimit të lirisë
së fjalës dhe nuk bazohet në ndonjë mangësi profesionale të Dr. Arben
Ziberi. Dhe për të qenë shumë e qartë: Nëse një deklaratë e diskutueshme
e Facebook është një arsye për shkarkimin, gjysma e ministrave të
LSDM-së përfshirë edhe ish-kryeministrin Zaev duhej të ishte larguar nga
pozicionet e tyre disa herë.
Fatkeqësisht, ky rast nuk është i vetëm në vendin tonë. Edhe nëse kemi
arritur barazi me ligj, ne akoma po ballafaqohemi me mungese te
vullnetit politik per ta implementuar atë barazi. Ende kanë mbetur shume
xhepa te rezistences ndaj barazise dhe gjithashtu ne shume raste
drejtësia është e njëanshme etnike”, u shpreh mes tjerash Arbër Ademi.
Edhe përkundër gjithë përpjekjeve dhe reformave dhe rritjes se
përfaqësimit ne gjykata por edhe në institucionet e tjera shtetërore,
shqiptarët ende përballen me disavantazhe, tha me tej Ademi.
Kjo, shtoi ai, është arsyeja pse ne kërkojmë Kryeministrin e parë
shqiptar, sepse vetëm atëherë do të kuptojnë politikanët maqedonas, se
ata nuk kanë monopole të pushtetit, se ne po jetojmë në shekullin XXI,
ku të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejta të barabarta.
“Me një Kryeministër shqiptar, ne gjithashtu do të instalojmë një
Gjykatë të Lartë të Barazisë, e cila do të hetojë të gjitha çështjet
etnike të njëanshme në gjuqsordhe administratë dhe ku shqiptarët dhe
etnitë e tjera jo-shumicë mund të apelojnë kundër diskriminimit. Kjo
Gjykatë e Lartë e Barazisë do të ketë fuqinë e plotë të një Gjykate të
Lartë dhe mund të rrëzojë vendimet diskriminuese të të gjitha
institucioneve shtetërore. Ishte koha për të krijuar një shoqëri të
barabartë në Maqedoninë e Veriut, ku të gjithë qytetarët kanë të njëjtat
të drejta dhe shanse të njejtë”, tha Arbër Ademi nga BDI.