Bekteshi: Afati për aplikim në thirrjet publike nga Pakoja e katërt e masave ekonomike për përballje me pasojat nga KOVID-19 në sektorët e turizmit dhe hotelierisë është vazhduar deri më 4 dhjetor

Ministria e Ekonomisë informon aplikantët e interesuar se afati i fundit për aplikim për thirrjet e shpallura publike nga Pakoja e katërt e masave ekonomike për përballje me pasojat e krizës KOVID-19 në sektorin e turizmit dhe hotelierisë shtyhet deri më 04.12.2020. Vazhdohet afati i aplikimit për thirrjet vijuese publike të publikuara në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë më 16.11.2020: 1. Thirrje publike për kthimin e tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë 2. Thirrje publike për lëshimin e granteve për agjencitë e licencuara të udhëtimit 3. Thirrje publike për lëshimin e granteve për udhëheqësit turistik të licencuar 4. Thirrje publike për lëshimin e granteve për këndet e lojërave 5. Thirrje publike për grante për restorante për dasma Aplikimi për thirrjet publike bëhet në mënyrë elektronike në platformën “Pushime në vend” Më shumë detaje në linkun n vijim:  http://www.economy.gov.mk/doc/2867

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…