Bekteshi: Automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% tarifë të ulur

Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut që nga 1 tetori 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas Projektligjit që hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, pas miratimit nga ana e Kuvendit automjetet për të cilat është paraqitur kërkesa për regjistrim duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: – pronari ose përdoruesi, dmth personi i autorizuar për marrjen e pronësisë së automjetit ose personi që do të blejë automjetin të ketë rregulluar detyrimet doganore dhe tatimore për automjetin brenda gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të ketë leje të vlefshme për vozitje, sigurim dhe karton të gjelbër ; – të kenë hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 1 tetor 2020. Qëllimi i kësaj zgjidhje ligjore është mundësi për qytetarët, pronarët ose përdoruesit e automjeteve që të mund të regjistrojnë automjete me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…