Bekteshi: Banka Botërore konfirmoi që masat që kemi marrë për ekonominë po japin rezultate

Skenari i Bankës Botërore është edhe më optimist se skenari i Qeverisë ku parashikohet rënia e parashikuar ekonomike prej 4.4 përqind, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp. “Banka Botërore në raportin e saj të fundit ka dalur me një skenar më optimist se i yni, ata parashikojnë një rënie prej 4.1% të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, ndërsa ne me rebalansin e buxhetiti kemi parashikuam një rënie prej 4.4%.  Në raport thuhet se për sa i përket masave që kemi zbatuar si Qeveri, të njëjtat japin rezultate, në drejtim të ruajtjes së vendeve të punës, por edhe në inkurajimin e konsumit, qoftë ai privat apo publik. Ne si Qeveri kemi vendosur t’u dalim në ndihmë kategorive më të prekura të qytetarëve, sepse sipas raportit të Bankës Botërore, këto kategori të qytetarëve në kohë të tilla kanë më shumë nevojë për mbështetje,” ceku ministri Bekteshi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…