Bekteshi: Bashkëpunojmë me të gjitha vendet fqinje për të ofruar energji elektrike më të lirë për kompanitë

Negociojmë me të gjitha vendet fqinje që kanë tepricë të prodhimit të energjisë elektrike. Dëshirojmë të bashkëpunojmë me të gjithë fqinjët tanë dhe tashmë kemi marrëveshje me disa prej tyre. Nuk mund të hyj në detaje se çfarë është dakordësuar, por po bëjmë përpjekje që të ofrojmë energji elektrike më të lirë për kompanitë, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sonte në TV Stiel.
“Ne nuk negociojmë me Bullgarinë për çmimet që janë në tregun e lirë, por për çmimet që kërkojnë kompanitë. Kërkesat e kompanive janë që çmimet të jenë nga 150 deri në 200 euro, pra çmime dy herë më të ulëta se sa është në bursë. Ne kërkojmë një çmim të tillë të energjisë elektrike dhe kemi oferta, por ato nuk janë me çmimin që kërkojnë kompanitë. Kërkojnë subvencion direkt nga shteti për 10 konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike, që janë rreth 20 milionë euro subvencione direkte, që nuk është logjike dhe nuk mund të jepet nga shteti, para së gjithash për faktin se të gjitha mjetet në buxhet janë fonde të qytetarëve, dhe për ne amvisëritë dhe kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme janë prioriteti ynë”, tha ministry Bekteshi në Tv Sitel.
Ministri gjithashu tha se 2487 subjekte juridike nuk kanë kontratë për furnizim me energji elektrike. Nëse ju kujtohet nga fillimi i vitit, ne gjithmonë i bënim thirrje që të lidhnin kontrata. Prej tyre, 60 janë nën juridiksionin e pushtetit vendor. Nuk është e drejtë të lihen shkollat pa furnizues.
“Sipas ligjit, nëse nuk kanë lidhur kontratë me furnizues, nëse çmimi i sotëm është 400 euro, atëherë subjektet pa furnizues paguajnë 600 euro sepse janë furnizuesi përfundimtar. Kjo do të thotë se po e dëmtojnë Buxhetin, nëse sot më ndërpritet kontrata për furnizim me energji elektrike, do të paguaj një çmim më të lartë. Nuk kanë kryer asnjë procedure. Për mendimin tim edhe ky është keqpërdorim i Buxhetit, tha Bekteshi duke shtuar se janë duke u shqyrtuar mundësitë për të ndihmuar shkollat, në radhë të parë shkollat fillore dhe të mesme, në mënyrë që të mos dëmtohet procesi arsimor.
Lidhur me frikën e banorëve të Shkupit për furnizimin me energji termike, ministri tha se kjo nuk do të ndodhë.
“Jam i bindur se do të kemi një marrëveshje për uljen e çmimit të gazit, e për rrjedhojë edhe çmimin më të ulët të ngrohjes, e gjithë kjo me qëllim që të mos japim subvencione aty ku nuk ka nevojë”, potencoi ministri Bekteshi.
Ndërsa për vizitën e djeshme në Turqi, ministri Bekteshi tha se kanë pasur biseda produktive me kolegët turq dhe kanë treguar interes për plotësimin e kërkesave tona.
“Vazhdojmë me koordinimin e të gjitha institucioneve dhe bashkëpunimin me fqinjët tanë për transmetimin e energjisë elektrike përmes Greqisë dhe Bullgarisë duke shfrytëzuar kapacitetet ndërkufitare, duke qenë se nuk kufizohemi me Turqinë. Ato kanë çmime më të favorshme të energjisë elektrike se ato në tregun e lirë, por janë më të larta se kërkesat e kompanive tona, dhe aktualisht jemi në kërkim të energjisë elektrike më të lire”, theksoi ministri Bekteshi ne Tv Sitel.

Related posts

Ahmeti pret Elisa Spiropalin: Europa do të na bashkojë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Elisa Spiropali sot në Shkup. …

Manipulimi i zbuluar: Shqiptarët nuk do të jenë vegla të skenarëve të të tjerëve!

Pas zbulimit të turpshëm të djeshëm, ku deklaratat e disa partive shqiptare dolën se janë shkruar në selitë e partive maqedonase dhe…

SKANDAL: Komunikatat e Vlen-it kundër BDI-së i shkruan VMRO-DPMNE

Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër…