Bekteshi: Buka, mielli dhe vaji deri më 31 maj do të shiten pa asnjë lloj marzhe profiti

Buka, vaji dhe mielli i llojit 400 nga sot shiten në markete pa marzh fitimi, informoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në brifingun e sotëm me përfaqësues të mediave. Sipas ministrit Bekteshi, me Vendimin e fundit, i cili u miratua nga Qeveria në seancën e djeshme me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, parashihet një marzh fitimi prej 4% për shitjen me shumicë dhe 3% për shitjen me pakicë të produkteve në vijim: bukë e bardhë dhe gjysmë e bardhë (e plotë dhe e prerë në copa); vaj luledielli për ushqim (pa vaj të kulluar të ftohtë); miell gruri – tip 400; sheqer i bardhë për konsumim; qumësht i përhershëm lope me përmbajtje të yndyrës prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%; mish i fresket; produkte të mishit – Salama (të posaçme dhe parizer nga mishi i derrit, pulës dhe viçit), salsiçe (pule, derri, viçi) dhe suxhuk (pule, derri dhe viçi) me shtesa në to; djathë i bardhë i lopës dhe djathë i bardhë i përzier i lopës dhe deles; gjizë lope; oriz i bardhë maqedonas; vezë pule dhe spageta dhe makarona nga gruri i butë dhe ndonjë grurë tjetër; Çmimi i shitjes në tregtinë me shumicë dhe pakicë përfshin të gjitha kostot e prodhimit dhe operimit që do të shprehen qartë në formimin e çmimit të shitjes për këto produkte. Pemët dhe perimet, gruri dhe kripa janë të përjashtuara nga Vendimi, i cili ngrin kufijtë e produkteve ushqimore bazë. Ministri Bekteshi theksoi se prioritet i Maqedonisë së Veriut në raste të tilla, gjegjësisht pushtimi rus në Ukrainë, është ruajtja e standardit jetësor të qytetarëve.  “Prioritet i çdo shteti por edhe i Maqedonisë së Veriut në raste të tilla është që të ruaj standardin jetësor të qytetarëve. Andaj u bëj thirrje të gjithë grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që nuk është koha për politikë, por në një kohë rekord të mblidhen dhe të miratojnë ndryshimet në ligjin sa i përket tatimit të vlerës së shtuar dhe akcizës, për shkak se çdo pritje apo prolongim të miratimit të të njëjtave ligje do të bazohet në formimin e çmimeve vetëm nga çmimet të cilat ndodhen për momentin në bursat botërore, duke përfshirë këtu edhe derivatet e naftës, çmimin e grurit dhe misrit dhe njëkohësisht edhe të vaj lulediellit ku dihet botërisht që prodhuesi më i madh jo vetëm në kontinentin evropian por edhe në nivel global është Republika e Ukrainës. Andaj nesër në bazë të mundësive të Kuvendit dhe procedurave presim që pikërisht këto ligje të miratohen që menjëherë të filloj implementimi i po të njëjtave dhe efekti dhe impakti i këtyre ndryshimeve të ndjehet menjëherë në formimin e çmimeve të reja qofshin ato  çmimet e produkteve ushqimore apo edhe të derivateve të naftës” deklaroi ministri Bekteshi”. Ministri Bekteshi, gjithashtu bëri të ditur se është bërë revidim i kontratave të cilat i kanë tregtarët e mëdhenjë, kryesisht me tregtarët me pakicë të cilat ka të bëjë me kontratat për shitë-blerje ku parashihen të dhëna shtesë të cilat në mënyrë artificiale mund të ndikojnë në rritjen apo firmin e çmimit edhe nga prodhuesit, për ato produkte ushqimore të cilat importohen në vendin tonë. Siç tha ministri Bekteshi, të njëjtat kontrata do të shfuqizohen dhe nuk do të vlejnë deri më 31 maj. Gjithashtu, në përputhje me Vendimin, nuk do të llogarisë dhe miratojë tarifat që shitësi me pakicë i ngarkon shitësit me shumicë për reklamimin dhe paraqitjen e mallit në rafte. Ministri Bekteshi informoi gjithashtu se në seancën e djeshme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, është miratuar një masë e përkohshme për ndalimin e eksportit të vajit të gatimit për të mbrojtur tregun e brendshëm. “Ndalesa është miratuar për të stabilizuar çmimet e tregut dhe ka filluar dje në orën 19:00”, tha Bekteshi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…