Bekteshi: Buxheti është likuid, nëse është e nevojshme do të ketë masa shtesë mbështetëse

Qeveria është gjithmonë e hapur për dialog dhe në kuadër të dialogut socio-ekonomik , hapen cështje dhe vendimet merren së bashku. Qeveria në vitin e kaluar që nga pakoja e parë e masave për të mbështetur ekonominë për ballafaqim me pasojat e pandemisë, si përparësi më të lartë ka pasur ruajtjen e vendeve të punës, dhe masat që janë marrë ishin në atë drejtim, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në Top Tema në TV Telma.   Ministri theksoi se buxheti është likuid, ka fonde për të zbatuar masat e paralajmëruara, do të ketë edhe për masa shtesë nëse do të jetë e nevojshme.   “Nëse nuk do t’i kishim këto masa vitin e kaluar prej 860 milion euro mbështetje të drejtpërdrejtë, do të kishim një rënie të PBB-së prej 8.7%. Imagjinoni atëherë sa vende pune do të kishim humbur dhe sa kompani do të kishin humbur tregjet e tyre dhe do të mbylleshin. Këtë vit kemi një rritje në të ardhurat e buxhetit për secilin artikull që lidhet me taksat, tatimin mbi të ardhurat personale, TVSH-në, etj, dhe kjo tregon se buxheti do të jetë likuid dhe do të mund të kryejë detyrimet e tij,” tha ministri. Lidhur me pagën minimale, Ministri tha se në 4 vitet e fundit ajo është rritur historikisht.   “Kemi një zgjidhje ligjore për pagën minimale dhe të mos harrojmë se kjo përbërje e Qeverisë historikisht ka rritur pagën minimale nga 9,000 denarë në 15,200 denarë sipas rritjes së re, dhe kështu do të vazhdojmë, sepse plani është që deri në fund të mandatit. Ajo të rritet deri në 18 mijë denarë ” ceku  Bekteshi. Lidhur me protestën e njoftuar të sindikatave për mosrespektim të ligjeve nga punëdhënësit, Ministri theksoi se Qeveria po ndërmerr të gjitha masat për të mbrojtur punëtorët, veçanërisht në zbatimin e covid masave.   “Ne si Qeveri kemi publikuar të gjitha kompanitë që kanë marrë mbështetje financiare për pagesën e pagave dhe nuk ua kanë  paguar punëtorëve, dhe kundër tyre janë ngritur kallëzime penale. Këto kompani nuk mund të aplikojnë për masa të tjera të Qeverisë, dhe punonjësit e tyre ne si Qeveri do t’i marrim përsipër dhe do t’u ndihmojmë”, tha Ministri.   Ai njoftoi se në qoftë se vazhdon pandemia, do të vazhdojnë të ndërmerren masa për sektorët më të prekur.   “Ne kemi njoftuar disa herë deri më tani se nëse ka një mbyllje të plotë të një aktiviteti të caktuar me propozim të Komisionit për Sëmundjet Infektive,  vazhdimisht do të krijojmë masa për atë aktivitet dhe tashmë jemi duke krijuar masa për hotelierinë sepse ato janë të mbyllura për dy javë me vendim të Qeverisë. Kjo masë do të publikohet javën e ardhshme dhe do të zbatohet menjëherë, tha Bekteshi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…