Bekteshi dhe Nikollovski vizitojnë fabrikën e vajit për ushqim Kristal: Masat e Qeverisë po japin rezultat, ka furnizim të mjaftueshëm me vaj për qytetarët dhe lëndë të parë për kapacitetet përpunuese

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, sot kanë vizituar fabrikën e vajit për ushqim “Industria ushqimore Kristal 1924 SHA Veles” në Veles.

Dy ministrat zhvilluan takim me menaxhmentin e kompanisë, pas së cilës u konstatua se për momentin furnizimi me luledielli është i qëndrueshëm dhe se shteti në vazhdimësi importon vaj të papërpunuar, të nevojshëm për objektet vendore, por ka edhe vaj për konsum.

Siç theksoi ministri Bekteshi, masat e miratuara nga Qeveria po japin rezultat, nga informacionet në terren nga prodhuesit dhe tregtarët ka rezerva të vajit për ushqim për qytetarët dhe ai edhe njëherë porositi se nuk ka nevojë të bëhen rezerva të panevojshme.

Ministri Bekteshi theksoi se ka filluar importi i vajit të rafinuar nga fqinjët, por importohet edhe nga vendet tjera, duke qenë se e kemi hequr normën doganore prej 29 për qind dhe po punohet në masa shtesë për prodhim më të madh të lulediellit.

“Po e ndjekim situatën në baza ditore dhe së bashku me MBPEU-në i sjellim vendimet, duke pasur parasysh bisedimet e hapura dhe transparente që kemi pasur si me prodhuesit e vajit ushqimor ashtu edhe me tregtarët.Aktualisht situata është stabile për sa i përket furnizimit me luledielli për shitësit me pakicë në të njëjtën kohë në markete, dhe krahas kësaj, importi i lulediellit të papërpunuar ka qenë i qëndrueshëm në vazhdimësi.

Me vendimet e fundit të Qeverisë, të cilat janë marrë në koordinim mes dy ministrive, vaji i rafinuar i gatimit tashmë po importohet nga fqinjët tanë. Në atë pjesë, masat e Qeverisë, siç shihet në terren, japin rezultatet e duhura, në raport me sasitë, i kemi të gjitha sasitë në tregun e brendshëm që nevojiten për konsumin tonë, dhe përveç kësaj po punohet për masa shtesë me qëllim për rritjen e prodhimit të lulediellit, tha Bekteshi dhe shtoi se qëllimi kryesor i Qeverisë është rritja e prodhimit vendor, që do t’i bëjë kompanitë vendore më konkurruese.

Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski theksoi që këtë vitë do të dyfishohen sipërfaqet nën çati, e me këtë edhe sasitë e lëndës së parë për vajin për ushqim.

“Qeveria gjatë gjithë kësaj periudhe të krizës vepron me përgjegjësi dhe merr vendime për mbrojtjen e qytetarëve. Të gjitha masat që marrim kanë një synim, ruajtjen dhe rritjen e prodhimit vendorë të kulturave strategjike. Fondi intervenues – siguruam 400 milionë denarë si ndihmë direkte për fermerët. Çdo fermer tani merr mbështetje dhe subvencione. Me këto masa fermerët marrin 40% ndihmë shtesë për blerjen e plehut artificial për misër, si dhe 2500 denarë për hektar për luledielli dhe elb. Përveç kësaj, me gati 100 euro për hektar, ne motivojmë fermerët që të rrisin rendimentet për kulturat strategjike. Ne kemi shpallur një Thirrje publike dhe po vëmë në dispozicion edhe 5722 hektarë tokë bujqësore falas për kultivim me kultura strategjike në 14 rajone të vendit, ku këto kultura kanë sukses”, tha ministri Nikolovski.

Drejtori i përgjithshëm i “Industria ushqimore Kristal 1924 SHA Veles” Goran Lazov nënvizoi se në tregje do të ketë mjaftueshëm vaj ushqimor. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë ose të blejnë më shumë për të grumbulluar rezerva.

“Nuk pres rritje të çmimeve. Pas festës çmimi do të stabilizohet dhe tregjet do të mbushen me vaj gatimi. “Nuk ka nevojë që qytetarët të rezervojnë, do të ketë mjaft vaj në treg”, tha Lazov.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…