Bekteshi: KIEL Maqedoni fillon me ndërtimin e fabrikës së re në TIRZ Tetovë, investim prej 9.2 milionë euro dhe 300 vende të reja pune

“Fillon realizimi i investimit të ri të KIEL Maqedoni në TIRZ Tetovë. Kompania KIEL  e cila është prodhuesi lider i sediljeve për trena dhe autobusë, fillon me ndërtimin e fabrikës së re prodhuese në TIRZ Tetovë, investim prej 9.2 milionë euro.

Në fabrikën e re prodhuese në Tetovë, e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej 7.500 metra katrorë, është planifikuar të hapen 300 vende të reja pune në rajonin e Pollogut, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Siç shkruan ministri Bekteshi, KIEL Maqedoni, sipas planit për realizimin e investimit me prodhim do të fillojë në fund të vitit 2022.

Ministria e Ekonomisë ka dhënë pëlqimin për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Kompanisë për prodhimin e komponentëve të brendshëm KIEL MAQEDONIA dhe NORMAK INVESTMENT GROUP, me të cilën fillon realizimi i këtij investimi të ri.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…