Bekteshi: Kujdesemi për kompanitë vendase që investojnë në konkurrencën e tyre, shteti do t’i mbështesë me 17.2 milion euro

Qeveria po dëshmon se kujdeset dhe mbështet të gjitha kompanitë që investojnë në konkurrencën e tyre në këto kohë të vështira. Sot  përmblodhëm një nga masat kryesore të Pakos së tretë të masave ekonomike të miratuara nga Qeveria gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, informoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për shtyp në Qeveri ku prezantoi rezultatet e Thirrjes Publike për mbështetje të konkurrencës së kompanive gjatë dhe në periudhën post- kovid. “Kjo ndihmë e siguruar nga Qeveria për  rritje të investimeve dhe për të inkurajuar eksportin si dhe për të rritur produktivitetin dhe konkurrencën e kompanive tona do të sjellë investime shtesë prej 89.2 milion euro në përputhje me të gjitha planet e investimeve. Ministria e Ekonomisë tashmë po përgatit të gjitha kontratat individuale për secilin investim në pjesën e dekretit,”  deklaroi Bekteshi. Ministri informoi se Ministria gjatë javës së ardhshme do të ftojë të 400 kompanitë të nënshkruajnë kontratat për mbështetje financiare.  Pagesa do të bëhet brenda 15 ditëve nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes. “Kompanitë tona vendase tashmë trajtohen në mënyrë të barabartë me ato të huajat dhe drejtpërdrejt dhe ata marrin mbështetje nga shteti. Në këtë mënyrë, do të vazhdojmë të punojmë me masat e reja. Në periudhën e ardhshme, do të pasojnë ndryshimet në Ligjin për Mbështetje Financiare të Investimeve në mënyrë që të gjitha kompanitë vendase dhe të huaja të mund  të përdorin masat që dalin nga ligji vitin e ardhshëm “, ceku  Bekteshi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…