Bekteshi: Marzhet e ngrira për tregtinë me shumicë dhe pakicë, tregtarët e ushqimeve nuk do të përfitojnë në kurriz të qytetarëve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në pres-konferencë informoi se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në senacën e sotme solli vendim që përcakton marzhin më të lartë tregtrar deri në 5% të çmimit të shitjes të llogaritur në tregtinë me shumicë, pra deri në 10% të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë si kusht i veçant në tregti. Kjo masë vlen për: bukën, sheqerin, kripën, miellin-tip 400, vajin e lulediellit të papërpunuar dhe vaj luledielli për ngrënie, qumështit të qëndrueshëm me yndyrë prej 2.8%, 3.2% dhe 3.5%, mish i freskët dhe produktet e mishit, djathë, gjizë, oriz, vezë, makarona, grurë, pemë dhe perime. “Duke marrë parasysh informacionet dhe analizat në terren se shpenzimet e prodhuesve të produkteve themelore ushqimore janë në rritje, ky vendim ka për qëllim të kufizojë tregtarët të bëjnë fitim në kurriz të qytetarëve dhe prodhuesve. Me këtë vendim kontrollohet që rritja e çmimeve të produkteve themelore ushqimore të mos ketë ndikim të rëndësishëm në konsumin e qytetarëve, duke marrë parasysh se nga 1 marsi pushon të vlejë vendimi për çmimet më të larta (të ngrira) të produkteve themelore ushqimore”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ministri shtoi se shitësit me pakicë në masën totale të marzhit tregtar deri në 10% përfshijnë zbritjen dhe tarifat që shitësi me pakicë i ngarkon shitësit me shumicë për reklamat dhe për pozicionet parësore dhe dytësore për paraqitjen e mallit në rafte. “Ky Vendim do të zbatohet nga 1 marsi i vitit 2022 deri më 31 maj të vitit 2022, për shkak të nevojës për të kufizuar rritjen e çmimeve në tre muajt e ardhshëm.Nëse tregtarët nuk i përmbahen këtij vendimi, vijojnë edhe gjoba” tha ministri Bekteshi dhe shtoi se për shkeljen e këtyre masave në përputhje me nenin 30 të Ligjit për tregti, janë parashikuar   “Gjobë në vlerë prej 800 deri në 1.000 euro me kundërvlerë në denarë për mikro-tregtar, gjobë në vlerë prej 1.600 deri në 2.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të vogël, gjobë prej 3.000 deri 6.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të mesëm,gjobë prej 7.000 deri në 10.000 euro me kundërvlerë në denarëpër tregtar të madh”, deklaroi Bekteshi. Ministri Bekteshi potencoi se në periudhën në vijim Inspektorati Shtetëror i Tregut do të dalë në terren me kontrolle të intensifikuara te tregtarët, dhe qytetarët që do të përcaktojnë rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë të raportojnë në numrin e telefonit pa pagesë në Inspektoratin Shtetërore të Tregut 191. “Së fundi, dua të informoj se Ministria e Ekonomisë është në analizë përfundimtare të direktivës së re të BE-së 2019/633 për përgatitjen e Ligjit për praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit me ushqime dhe deri në fund të marsit të këtij viti, Projektligji do të jetë gati”, u shpreh ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…