Bekteshi: Masa e vauçerëve për turizëm vendor do të vazhdojë vitin e ardhshëm

Masa e vauçerëve për turizëm vendor do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, për çka fondet tashmë janë siguruar në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë, deklaroi  Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin debatues “Dhe çfarë tani” në Kanalin e parë në TVM. Ministri tha se deri më tani janë përdorur 46,000 kupona për turizëm vendor, dhe të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave për rritjen e numrit të turistëve vendas në muajt gusht dhe shtator tregojnë se masa dha rezultatet e pritura. “Sipas Dekretit të miratuar nga Qeveria, afati i fundit për përdorimin e kuponëve të turizmit që kemi dhënë në korrik skadon më 15 dhjetor, sepse këto mjete janë parashikuar në Buxhetin për vitin 2020 dhe fondet duhet të paguhen deri më 25 dhjetor. Por, në Projekt buxhetin për vitin 2021 kemi siguruar fonde për të vazhduar masën për kupona për të mbështetur turizmin vendor, me kërkesë të sektorit të turizmit. Masa do të zgjatet, por mund të mos jetë në janar, mund të jetë në tremujorin e dytë, pra në prill. Sidoqoftë, Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë siguron fonde për këtë masë dhe për vitin e ardhshëm ”, tha Ministri Bekteshi. Ministri theksoi se sektori i turizmit dhe hotelierisë u prek më shumë nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia, prandaj shumica e masave nga të katër Pakot e miratuara nga Qeveria për të mbështetur ekonominë u krijuan për të mbështetur pikërisht këtë sektor. “Kuponat në vlerë prej 6,000 denarëve ishin të destinuara për qytetarë me të ardhura të ulëta për të mbështetur turizmin vendor, dhe në të njëjtën kohë kishte kartela pagesore me vlerë prej 3,000 denarëve që mund të përdoreshin  në kapacitetet hotelierike vendore. Deri më tani janë përdorur mbi 46,000 kupona, dhe qytetarët kanë edhe një muaj për t’i përdorur të njëjtat dhe  bëj thirrje që t’i përdorin sa më shumë në mënyrë që ta mbështesin sektorin në atë mënyrë ”, theksoi Bekteshi. Ministri shtoi se hotelierët dhe gastronomët kishin në dispozicion edhe masën për mbështetjen financiare për pagesën e pagave, ku sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike shumica e kompanive që përdorën këtë masë janë nga sektori i turizmit dhe hotelierisë dhe transportit,  si dhe masa kredi pa interes, të cilat sipas të dhënave të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut shumica e kompanive në këtë sektor ishin ato që morën kredi pa interes. Qëllimi i masave është rritja e likuiditetit të ndërmarrjeve në vend në mënyrë që të kapërcehet më lehtë kriza, por edhe të ruhen vendet e punës.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…