Bekteshi: Masat nga Pakoja e pestë synojnë proaktivitetin e kompanive

Masat nga Pakoja e pestë do të jenë në drejtim të proaktivitetit të ekonomisë dhe institucioneve. Qëllimi është që kompanitë të tregojnë rezultate pozitive, dhe Qeveria do t’i mbështesë ato përmes skemave të granteve, deklaroi kështu Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin Win Win në Televizionin Telma. Pakoja e pestë e masave parashikon injektimin e drejtpërdrejtë të 50 deri në 60 milion eurove në ekonomi, por përmes lehtësimeve të ndryshme dhe masave autonome, efekti si fonde të ndara nga buxheti do të jetë shumë më i madh.  “Duke marrë parasysh numrin e të infektuarve dhe si po zhvillohet situata epidemiologjike në vend dhe rajon, është koha të fillojmë me masa ku ne do të jemi proaktivë si institucione dhe si biznesmenë, dhe jo vetëm të jemi pasivë. Duke treguar rezultate pozitive, ne duam të mbështesim kompanitë përmes skemave të granteve, prandaj u këshilluam me ekspertë në lidhje me zbatimin e pakove të para të masave. Nëse i shikojmë muajt e parë që nga fillimi i pandemisë përmes masës për mbështetje financiare për pagesën e pagave ku kemi ofruar mbështetje për 12 mijë punonjës, në dhjetor ky numër është në gjysmë. Kjo na jep të drejtën të shkojmë me masa të tilla si kreditë pa interes në fushën e pagesës së pagave,” tha Ministri Bekteshi. Ai theksoi se katër pakot e masave që janë miratuar jo vetëm që kanë ruajtur vende pune, jo vetëm që kanë ndihmuar bizneset më të prekura, por në dhjetor kemi gjithashtu një rritje të prodhimit industrial. “Jemi duke hyrë në një fazë ku masat duhet të hartohen për sektorë të ndryshëm që janë më të prekur dhe me ndihmën që ne si shtet do të ofrojmë  të kthehen në treg dhe të punojnë si në vitet e mëparshme para pandemisë. Në dispozicion kemi dy mundësi për mbështetjen e pagave  të cilat i kemi diskutuar me Odat. Ne duam që kompanitë, veçanërisht nga sektorët që janë të prekur më shumë, të inkurajohen dhe së bashku me institucionet në kohë krize të tregojnë rezultate “, ceku Ministri Bekteshi dhe sqaroi se mendimet janë tani, kompanitë që do të marrin  kreditë pa interes për pagesën e pagave dhe do të tregojnë rezultate pozitive në fund të vitit, gradualisht do të marrin grante.   Sipas Ministrit, ky nuk është një vendim përfundimtar.Varet nga mënyra se si shkon rrjedha e pandemisë, dhe do të ndërmerren edhe masa të reja siç janë bërë deri më tani. Ministri i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në mbështetjen e ekonomisë në trajtimin e pandemisë duke votuar zgjidhjet ligjore të dorëzuara në Kuvend, siç është Ligji për Skemën e Garancisë  shtetërore i cili do të ndihmojë në rritjen e likuiditetit të kompanive dhe konkurrencën e tyre.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…