Bekteshi: Masat po japin rezultat, inflacioni për një muaj u përgjysmua, kostoja ejetesës për një vit u ul 5.5 herë

“Masat e Qeverisë po japin rezultate. Norma e inflacionit në muajin tetor ishte 3.5% dhe
është përgjysmuar në krahasim me muajin e kaluar kur rritja e kostos së jetesës ishte
6.6%”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profiling e tij në fejsbuk,
pasi Enti Shtetëror i Statistikave publikoi indekset për koston e jetesës dhe çmimet me
pakicë për muajin tetor 2023.
“Kostoja e jetesës në sektorin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënoi një rritje prej
1% në muajin tetor, që është një rënie drastike krahasuar me 7.8% të llogaritur në
muajin e kaluar. Krahasuar me tetorin e vitit 2022, kur inflacioni ishte 19.8% për një vit,
vërejmë një ulje të inflacionit 5.5 herë, ka shkruar ministri Bekteshi dhe ka shtuar që
Qeveriar sjell masa në interes të qytetarëve dhe mbrojtjes së standartit jetësor.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…