Bekteshi: Mbi 6.500 aplikime për masën për mbulimin e një pjese të faturave të energjisë elektrike të amvisërive me të ardhura të ulëta, do t’u ulen shpenzimet për rrymë nga 600 deri në 800 denarë

 “Përfshirë ditën e djeshme, kur përfundoi thirrja publike për masën për mbështetje financiare për mbulimin e një pjese të faturave të energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta, në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë janë pranuar 6500 kërkesa, dhe sipas mjeteve të parapara buxhetore për këtë qëllim, të cilat arrijnë në 60.000.000 denarë, me mbështetje financiare mund të sigurohen rreth 7.000 amvisëri. Kjo do të thotë se kemi një zbatim të suksesshëm të kësaj mase”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media ku informoi për zbatimin e thirrjes publike. Siç informoi ministri në pajtim me këtë masë është paraparë që nga fatura e energjisë elektrike e amvisërive me të ardhura të ulëta të mbulohen nga 600 deri në 800 denarë. “Presim që sot dhe nesër në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë të mbërrijnë edhe 100 deri në 200 kërkesa nga aplikantët të cilët nga dita e djeshme i kanë dërguar aplikimet me postë. Me çka dua të konstatoj se kemi një zbatim të suksesshëm të kësaj mase.” tha ministri Bekteshi. Ministri informoi se për realizimin e aktiviteteve për realizimin e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta, janë formuar pesë komisione që janë duke punuar në mënyrë aktive dhe deri në fund të shkurtit do të përgatitet lista përfundimtare e aplikantëve që do të përfitojnë mbështetje financiare.     “Kategoritë më të rrezikuara do të marrin mbështetje financiare duke zbatuar parimin e të ardhurave më të ulëta të familjeve në vitin 2021, në kategorinë përkatëse. Në rast se disa aplikantë kanë të njëjtën sasi të ardhurash mujore në familje, ato do të renditen sipas numrit të arkivit, duke u rritur. Pas përgatitjes së listave përfundimtare, Ministria e Ekonomisë do t’i dorëzojë ato tek furnizuesi universal i energjisë elektrike, EVN HOME, për të konfirmuar të dhënat e futura për numrin e përdoruesve dhe numrin e vendeve të konsumit dhe pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Ekonomia do të përgatitë vendime për marrjen e mbështetjes financiare, potencoi ministri dhe shtoi se mjetet për mbështetjen financiare për muajt janar, shkurt dhe mars 2020 do të llogariten në faturat për energjinë e konsumuar që u dërgohen konsumatorëve në mars 2022, ku nëse sasia e energjisë elektrike të konsumuar është më e vogël se totali i subvencionimit për këto tre muaj, përdoruesit do të abonohen” tha Bekteshi. Në bazë të Thirrjes Publike se përfituesit e mbështetjes financiare gjatë këtij viti duhet të paguajnë pjesën e mbetur të shumës së faturës për muajin paraprak brenda afatit të pagesës të përcaktuar në faturë. Në të kundërtën, nëse përfituesi i mbështetjes financiare nuk paguan shumën e mbetur të reduktuar në dy fatura radhazi, Ministria e Ekonomisë do të nxjerrë vendim me të cilin revokohet vendimi për marrjen e mbështetjes financiare. “Në kushtet e një krize të shpallur në furnizimin me energji elektrike, Ministria e Ekonomisë me këtë program për herë të parë këtë vit prezantoi masën e ndihmës financiare për kategoritë më të rrezikuara të personave me të ardhura të ulëta, të cilët nuk janë përfitues të asistencës së garantuar me ligj” tha ministri Bekteshi. Në përputhje me thirrjen publike, kategoritë më të rrezikuara të personave me të ardhura të ulëta deri në 30.000 denarë, të cilët nuk janë pranues të ndihmës së garantuar në përputhje me ligjin, do të marrin ndihmë financiare, respektivisht ulje të faturës mujore për energji elektrike, në shumë prej 600 ose 800 denarëve në muaj, varësisht nga madhësia e amvisërisë. Edhe atë: – person i vetëm deri në 15.194 denarë; – amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000 denarë; – amvisëri me tre anëtarë deri në 21.000 denarë – amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000 denarë; dhe – amvisëri me pesë ose më shumë anëtarë deri në 30.000 denarë

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…