Bekteshi: Me Ligjin e ri për praktika të padrejta tregtare do të ulen çmimet e ushqimit dhe do të rritet cilësia e produkteve

“Me ligjin e ri për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore do të rregullohen 26 praktika të padrejta tregtare. Zbatimi i tij presim të ndikojë menjëherë në uljen e çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore, dhe do të rritet kualiteti i produkteve. Ligji do t’i rregullojë kushtet dhe mënyrën se si do të ushtrohet tregtia me produkte bujqësore dhe ushqimore”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, para përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut ku e prezantoi zgjidhjen e re ligjore që është publikuar tashmë në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Rregullave (ENER) dhe është i hapur për diskutim dhe vërejtje në 20 ditët e ardhshme.

Ministri Bekteshi tha se pas përfundimit të debatit për ligjin, teksti final do t’i dorëzohet Qeverisë dhe më pas do t’i propozohet Kuvendit që të miratohet me flamur evropian duke marrë parasysh faktin se në të janë transponuar pjesa më e madhe e rregullativave evropiane.

“Duam që përmes dialogut dhe prezantimeve në të cilat do të përfshihen të gjitha palët e interesuara të arrihet zgjidhja më e mirë për prodhuesit dhe për tregtarët. Kjo zgjidhje ligjore do t’i rregullojë kushtet dhe mënyrën se si do të ushtrohet tregtia në pjesën e produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe nuk do të lejohet që të përdoret fuqia e një kompanie të caktuar ndaj kompanive të tjera. Kjo zgjidhje ligjore do të duhej menjëherë sapo të fillojë të zbatohet të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe bujqësore, të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së produkteve, si dhe të rrisë parashikimin dhe sigurinë për punë edhe të furnizuesve edhe të blerësve”, tha ministri Bekteshi.

Ministri Bekteshi gjithashtu potencoi se për herë të parë në shtet miratohet zgjidhje e tillë ligjore në të cilën janë përmendur 26 praktika të padrejta tregtare që do të rregullohen.

“Në Ligjin po ashtu është përmendur në mënyrë procentuale se sa mund të jetë rabati maksimal që marketet mund t’i kërkojnë nga prodhuesit dhe furnizuesit që tani tejkalojnë mbi 30%-40% të çmimit. Me këtë zgjidhje do të kufizohet në 10% dhe në kuadër të kësaj do të konkurrojnë mes vete zinxhirët e supermarketeve që do të ndikojë në uljen e çmimeve”, tha ministri Bekteshi.

Për mosrespektimin e dispozitave ligjore tani për tani në propozim zgjidhjen janë parashikuar gjoba deri në 20 000 euro, por ministri Bekteshi tha se edhe për këtë pjesë të tekstit do të bisedohet në mënyrë plotësuese.

Për përshtatjen e kompanive ndaj zgjidhjeve të ofruara është përcaktuar afat prej gjashtë muajve.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…