Bekteshi me rastin e Ditës Botërore të Turizmit: Vazhdojmë me masat për mbështetje të sektorit të turizmit në mënyrë që të tejkalojmë sa më shpejt krizën e shkaktuar nga pandemia

Kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga pandemia nga e cila turizmi pati pasojat më të mëdha negative, njëkohësisht dëshmoi  rolin e rëndësishëm të sektorit të turizmit në ekonominë e përgjithshme të vendit, por edhe në jetën e qytetarëve, deklaroi kështu Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij drejtuar sektorit të turizmit në Konferencën me rastin e Ditës Botërore të Turizmit. Në Konferencën e turizmit me titull “Strategjia e eksportit për një vlerë më të madhe të shtuar të turizmit si sfidë e epokës së re”, përfaqësuesit e sektorit të turizmit, universiteteve dhe institucioneve përkatëse debatuan se si do të funksionojë turizmi dhe hotelieria në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020, cilat janë pasojat nga KOVID-19, si dhe për reformat e turizmit si një parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe vlerën më të madhe të shtuar të sektorit si një industri eksporti, e shkaktuar nga pandemia globale.   “Në vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka treguar rezultate shumë të mira në fushën e turizmit, parashikimet ishin që në vitin 2020 të arrijmë kulmin me numrin e turistëve dhe qëndrimit gjatë natës por edhe në investime dhe punësim në turizëm, por kriza me Pandeminë bëro që këtë vit rezultatet e dëshiruara të mos arrihen, por ajo na bashkoi edhe më shumë në gjetjen e mënyrës më të mirë dhe më efikase për të kapërcyer këtë krizë së bashku me sa më pak pasoja të jetë e mundur”, tha Ministri dhe theksoi se pikërisht në këtë moment është e rëndësishme të merren vendimet e duhura. “Në të gjithë botën flitet për mbështetjen e turizmit ose rifillimin e industrisë së turizmit. Në suaza botërore, numri i turistëve ndërkombëtarë ra me 93% në qershor, krahasuar me 2019 dhe sipas botimit të ri të Barometrit Botëror të Turizmit, ardhjet e turistëve ndërkombëtarë u ulën me 65% gjatë gjysmës së parë të vitit. Kjo është një rënie e pa paramenduar pasi vendet në të gjithë botën kanë mbyllur kufijtë e tyre dhe kanë vendosur kufizime të udhëtimit si pasojë e pandemisë. “Ne gjithashtu ndjemë pasojat, duke filluar nga këta tregues pasiqë në në masat e para që miratoi Qeveria, industria e turizmit kishte një përparësi së bashku me sektorin e hotelierisë dhe transportit”, tha Bekteshi. Ministri theksoi se për momentin jemi në një situatë që mund të vazhdojmë para, prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë hapat e ndërmarrë të jenë në koordinim me komunitetin e biznesit, duke qenë se ata i dinë më mirë pasojat nga pandemia dhe mund të na ndihmojnë të krijojmë masa që do të jenë të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë në mënyrë që të përballemi sa më mirë me këtë krizë.   “Suksesi i kësaj industrie kontribuon në suksesin e ekonomisë vendore në tërësi. Ministria e Ekonomisë, për nder të kësaj dite, vazhdon me traditën tashmë të krijuar për të mbledhur të gjithë pjesmarrësit në një vend, këtë vit ne e anashkaluam momentin e dhënies së mirënjohjeve, por këtë mundësi e shfrytëzojmë për tu treguar të gjithë se në këto momente të vështira ne jemi së bashku, sepse vetëm kështu mund ta tejkalojmë këtë krizë. “Sot ne jemi këtu për të shënuar këtë ngjarje, e cila mbahet nën moton globale” Turizmi Rural “dhe për të shënuar të gjitha ato mundësi të shumta e të vogla që e bëjnë turizmin një nga degët prioritare në vend,” nënvizoi Bekteshi.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…