Bekteshi, Mojsovski dhe Tasev vizitojnë degën e Alkaloid në Kiev, Ukrainë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i shoqëruar nga Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski, Këshilltari për Rini dhe Sport në Qeveri Gjorgji Tasev dhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ukrainë Krum Efremov vizituan kompaninë Alkaloid Kiev – filialin e kompanisë farmaceutike AD Alkaloid Shkup në Ukrainë. Kjo zyrë përfaqësuese është përgjegjëse për marketing etik dhe promovim të produkteve Alkaloid në tregun ukrainas.Menaxheri i degës Dejan Karanfilov informoi për aktivitetin kryesor, aktivitetet aktuale të Alkaloid Kiev dhe planet për tregun ukrainas. Alkaloid është një kompani e orientuar drejt eksportit dhe plason rreth 65% të prodhimit të saj në tregjet e pothuajse 30 vendeve.Grupi Alkaloid ka 1,800 punonjës, nga të cilët më shumë se 530 janë të punësuar në degët jashtë Maqedonisë së Veriut. Ministri Bekteshi përgëzoi 85 vjetorin e Alkaloid AD dhe i uroi sukses menaxhimit të Alkaloid Kiev për realizimin e planeve të ardhshme dhe theksoi se Ministria e Ekonomisë si përgjegjëse për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut gjithmonë do të punojë për krijimin e kushteve të favorshme të punës për kompanitë vendase jashtë vendit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…