Bekteshi në Bruksel: Nënshkruhet marrëveshja për investim të ri prej 40 milionë euro në ZIZHT Kërçovë

Kompania belge “Avesta Battery and Energy Engineering (ABEE) do të ndërtojë fabrikën për prodhimin e baterive elektrike për vetura në ZIZHT Kërçovë. Investimi total do të arrijë në 40 milionë euro dhe do të hapen 600 vende të reja pune.

Marrëveshjen për realizimin e investimit e nënshkruan, sot në Bruksel drejtori i Drejtorisë për Zona Industriale Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski dhe pronari dhe drejtori i përgjithshëm i ABEE, Neshin Omar.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përgëzoi menaxhmentin e ZIZHT për punën e kryer me sukses në fushën e tërheqjes së investimeve të reja.

 “Qeveria miratoi një legjislacion të ri investimi në vend që është i parashikueshëm për investitorët, veçanërisht në fushën e futjes së teknologjive të reja për automjetet elektrike, që është trend në botë. Çfarë është e rëndësishme të thuhet për këtë investim të kompanisë ABEE është se do të zbatohet në zonën e Kërçovës dhe do të hapen 600 vende pune në të gjitha fazat, që do të thotë reduktim i migrimit dhe hapje të vendeve të reja të punës me kualifikim të lartë dhe me pagesë të lartë jo vetëm për popullatën lokale por edhe për mbarë vendin. ”, tha ministri Bekteshi.

Ministri theksoi se po ashtu është me rëndësi të madhe që stafi që do të punësohet në fabrikën në Kërçovë do të kalojë nëpër një proces trajnimi për futjen e teknologjive të reja dhe aplikimin e proceseve të punës së teknologjisë së lartë që do të zbatohen në fabrikën ABEE në Kërçovë.

“Nuk ndalemi këtu, negociatat për investime të reja në vend janë në fazën finale, që do të thotë vende të reja pune dhe zhvillim të gjithë ekonomisë”, tha Bekteshi.

Drejtori i ZIZHT-së, Jovan Despotovski, shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e kontratës me një kompani që është aktive në industrinë e automjeteve elektrike të shekullit të 21-të.

“Është një kompani me rritje të shpejtë që investon në teknologji të avancuara. Plani i përgjithshëm është një investim prej 40 milionë euro dhe 600 vende pune. Paga mesatare bruto do të jetë 1500 euro. Ajo që më gëzon veçanërisht është se mosha mesatare e të punësuarve në kjo kompani tani është 30 deri në 35 vjeç dhe vijnë nga 23 nacionalitete, kompania tërheq talentë nga e gjithë bota dhe besoj se edhe fabrika në Maqedoninë e Veriut do të bëhet qendër që do të tërheqë talentë të tillë, veçanërisht të rinjtë. Me këtë hapim një kapitull të ri. Ne sjellim investime që jo vetëm sjellin vlerë të shtuar më të lartë, por edhe janë në rritje të shpejtë. Me këtë ne e vendosim Maqedoninë e Veriut jo vetëm në hartën e vendeve që kanë kapacitet për investime të mëdha, por edhe për investime të shekullit të 21-të”, tha Despotovski.

Pronari dhe drejtori i përgjithshëm i ABEE, Noshin Omar, tha se është i kënaqur që hyn në këtë partneritet me Maqedoninë e Veriut. “Ky projekt paraqet një pikë kthese kyçe në strategjinë e zgjerimit të ABEE dhe është një konfirmim i përkushtimit tonë për gjetjen e inovacioneve teknologjike dhe zgjidhjeve për qëndrueshmërinë e energjisë. Jemi të bindur se kjo fabrikë do të kontribuojë në rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe do të forcojë më tej pozitën e saj. ABEE si një lider global në industrinë e sistemeve të menaxhimit të baterive,” gënjen Omar.

Avesta Batteries and Energy Engineering në ZIZHT Kërçovë do të fokusohet në zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve të menaxhimit të baterive (BMS) dhe sistemeve elektronike të energjisë. Prodhimi është planifikuar të fillojë në vitin 2024, dhe kapaciteti prodhues i kompanisë do të jetë 300,000 njësi në vit. Gjithashtu, kjo kompani planifikon të zhvillojë një gamë të re produktesh që do të zgjerojnë portofolin e produkteve të ABEE.

Avesta Batteries and Engineering, është një kompani inxhinierike e specializuar në gjetjen e zgjidhjeve të avancuara inovative për bateritë dhe sistemet e baterive për aplikime automobilistike dhe stacionare.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…