Bekteshi në MEF 2022: Po punojmë fuqishëm për tranzicionin energjetik të vendit për pavarësi më të madhe energjetike

Maqedonia e Veriut po punon intensivisht në masa dhe projekte në fushën e energjisë për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.
Në legjislacionin nacional zbatuam të gjitha politikat dhe filluam me tranzicionin e gjelbër.Por si një vend i vogël dhe një treg i vogël ne jemi të varur në sferën e energjetikës. “Lidhja energjetike me rajonin, ndërtimi i interkonektorëve të rinj të gazit natyror me vendet fqinje do të nënkuptojë diversifikim të burimeve të furnizimit me energjensa dhe më pak varëshmëri nga Rusia”, tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në panelin e diskutimit “Sinergjia në adresimin e sfidave energjetike”, në forumin energjetik MEF 2022 që mbahet në Ohër.
Ministri Bekteshi tha se në fushën e furnizimit me gaz vendi aktualisht është plotësisht i varur nga gazi rus.
“Maqedonia e Veriut ka vetëm një gazsjellës me Bullgarinë, i cili është plotësisht i dhënë me qira nga Gazprom, nëse Gazprom vendos të ndërpresë furnizimin me Maqedoninë e Veriut, atëherë vendi nuk ka burime të tjera furnizimi për momentin. Deri në fund të vitit presim të fillojë ndërtimi i interkonjektorit të gazit natyror me Greqinë, i cili do të zvogëlojë varëshmërinë tonë nga gazi rus”, tha Bekteshi.
Ministri informoi se vendi ka transponuar plotësisht politikat evropiane energjetike në vitet e fundit.
“Duke pasur parasysh Strategjinë Nacionale për Zhvillimin e Energjisë të miratuar në vitin 2019, është përgatitur një Plan Nacional për Energji dhe Klimë, i cili mbulon të gjitha dimensionet e Bashkimit Evropian, dmth: dekarbonizimin, efikasitetin energjetik, sigurinë e furnizimit me energji, tregun e brendshëm të energjisë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe konkurrencën”, tha ministri.
Ministri Bekteshi tha se vendi po shqyrton të gjitha mundësitë dhe projektet në fushën e investimeve për tranzicionin e gjelbër të vendit dhe theksoi se aktualisht investimi kryesor është ndërtimi i interkonjektorit me Greqinë.
“Maqedonia e Veriut është përfshirë në platformën e parë rajonale të Bashkimit Evropian për blerjen e energjisë, e cila do të adresojë nevojat rajonale për gaz, energji elektrike, infrastrukturë, çmime dhe do të reduktojë varëshmërinë nga burimet ruse të energjisë. Presim masa dhe hapa konkretë nga kjo platformë, duke pasur parasysh pritshmëritë për thellimin e krizës energjetike në Evropë”, tha ministri.
Forumi i Energjisë të Maqedonisë MEF 2022 mbahet sot dhe nesër në Ohër dhe pritet të marrin pjesë më shumë se 50 panelistë vendas dhe ndërkombëtarë, ekspertë, përfaqësues të lartë institucionalë dhe aktorë të tjerë kyç në sektorin energjetik në gjithësej shtatë panele, kurse fokusi kryesor i edicionit të këtij viti është zbutja e krizës aktuale energjetike nëpërmjet një tranzicioni të drejtë dhe demokratik energjetik.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…