Bekteshi në takim me menaxhmentin e TAV: Mjetet e parapara për ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip do të rialokohen për ndërtimin e çerdheve, shkollave, ujësjellësve dhe kanalizimeve

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim me drejtorin gjeneral të TAV Maqedoni Alper Ersoy dhe me ekipin e tij të menaxhmentit. Ministri Bekteshi informoi se gjatë vitit të kaluar Ministria e Ekonomisë bëri ndryshime në Ligjin për partneritet publik privat i cili hap mundësinë që fondet e parashikuara në marrëveshjen e koncesionit me TAV Maqedoni, të destinuara për ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip të ripërdoren për projekte me interes publik të shtetit. Ministri informoi se në periudhën e ardhshme Qeveria dhe koncesioneri do të nënshkruajnë aneks marrëveshje për konçesion me çka nga viti i ardhshëm do të filloj realizimi i projekteve që do të përfshihen.  “Duke marr parasysh të gjitha analizat e bëra nga ana e Qeverisë tregojnë që ndërtimi i aeroportit kargo në Shtip nuk ka arsyeshmëri ekonomike.Shuma e cila është paraparë me kontratën paraprake për ndërtimin e kargo aeroportit në rajonin e Shtipit do të ridizajnohet dhe do të ridedikohet për projekte të karakterit infrastrukturor por kryesisht për ndërtimin e ujësjellësve, kanalizimeve,çerdheve, shkollave por njëkohësisht edhe objekteve komunale me të vetmin qëllim përmirësimin e shërbimeve të cilat i japin komunat e vendit. Bëhet fjalë për një shumë prej 49.7 milionë euro, deklaroi Bekteshi.” Ministri informoi se komunat kanë dorëzuar projektet e tyre nga viti i kaluar, të cilat janë me proritet për realizim.  “Qeveria ka një listë të projekteve që janë prioritare për implementim dhe janë dorëzuar nga komunat.Kur të nënshkruhet aneks marrëveshja, do të shpallen projektet që do të implementohen dhe dinamika për implementimin e ri, informoi Ministri Bekteshi. Ministri Bekteshi ceku se bashkëpunimi i suksesshëm midis Ministrisë së Ekonomisë dhe TAV Maqedoni do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…