Bekteshi në takim me përfaqësues nga rrjetet e supermarketeve: Ka vend për të ulur çmimet me më shumë se 10%, javën tjetër ngrihen mbi 50 produkte ushqimore bazë

“Pas një debati konstruktiv me supermarketet më të mëdha në vend, bashkërisht u dakorduam që ka hapësirë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe nga vullneti i mirë dhe si kompani të përgjegjshme shoqërore, e pranuan”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit të sotëm të punës me përfaqësues të supermarketeve më të mëdhenj në vend.

Siç sqaroi ministri Bekteshi, është një vendim për uljen e çmimeve të mbi 50 produkteve ushqimore bazë, 90 për qind e të cilave tatohen me TVSH 5%, ndërsa pjesa tjetër me TVSH 10%. Vendimi do të propozohet në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe do të parashikojë uljen e çmimeve për të paktën 10%.

“Ministria e Ekonomisë është duke punuar në masa shtesë që do t’u drejtohen distributorëve dhe prodhuesve të produkteve bazë ushqimore me të cilët do të kemi një takim shtesë, por më e rëndësishmja që konsumatorët të mos ndihen të mashtruar”, tha Bekteshi dhe njoftoi se Ministria e Ekonomisë, javën e ardhshme, përveç vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, ai do të bëjë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për ISHT, me të cilat do të shtohen kompetencat e ISHT-së dhe do të mund të veprojnë menjëherë pa kaluar disa procedura, pra inspektorët do të mund të veprojnë më shpejt.

“Javën e ardhshme do të jetë gati Ligji për Praktikat e Padrejta Tregtare, ku do të shfuqizohen pothuajse mbi 20% e detyrimeve të caktuara në zinxhirin tregtar, duke filluar nga prodhimi në tregti, çka do të ndikojë edhe më tej në uljen e çmimeve me pakicë”, tha Bekteshi.

Ministri theksoi se Ministria monitoron lëvizjet e çmimeve edhe në sektorët e tjerë, dhe gradualisht do të ulë çmimet në sektorët e tjerë nëse do të ketë shqetësime në pjesën e përcaktimit të çmimeve.

“Industria ushqimore është në fazën e parë sepse vërehet një rritje e palogjikshme e çmimeve të produkteve ushqimore. Vendimi për ndalimin e promocioneve dhe promovimeve të produkteve duhet të hyjë në fuqi deri në fund të javës dhe tregjet do të lejohen të ulin çmimet vetëm për produktet që skadojnë. Ndryshe, nëse do të bëjnë shitje promocionale deri më 30 nëntor, do të pasojnë sanksione”, tha ministri Bekteshi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…