Bekteshi në takim pune me Bordin Drejtues të ACEBA: Maqedonia e Veriut destinacion stabil për investitorët amerikanë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, së bashku me Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiç dhe Drejtorin Ekzekutiv të NOMA GAS Bajram Rexhepi, zhvilloi takim pune me përfaqësues të Bordit Drejtues të Asociacionit të Biznesit Amerikano-Evropian Qendror (ACEBA),  ku prezantoi mundësitë për investime në Maqedoninë e Veriut.

Ministri Bekteshi në takim tha se SHBA-të janë një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në vend dhe se disa kompani amerikane nga industria e automobilave operojnë me sukses në Maqedoninë e Veriut.

Shkëmbimi tregtar dhe bashkëpunimi i përgjithshëm bilateral ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritje në dekadën e fundit, tha ministri Bekteshi dhe shtoi se potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe për rritjen e investimeve është i madh.

Ministri Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë njihet nga investitorët tjerë si destinacion stabil dhe i sigurt për investime, ndërsa përfaqësuesit e ACEBA-s i informoi për mundësitë dhe përfitimet për investitorët e huaj në vend.

“Sipas legjislacionit aktual, mbështetja totale financiare që mund t’u paguhet investitorëve të huaj në vend nuk mund të kalojë 50% të shumës së kostove të investimit të realizuar. Kemi stimuj të mëdhenj për investitorët e huaj, si kthimin e kostove të investimit, përjashtimin nga pagesa e tarifave komunale në pushtetin vendor dhe tarifat e tokës, për lejet e ndërtimit, si dhe stimuj tatimorë”, tha Bekteshi.

Ministri shtoi se Qeveria ka krijuar një strukturë ekonomike për tërheqjen e investimeve të reja të huaja që funksionon, që jep rezultate dhe për këtë dëshmojnë të dhënat për vlerën historike rekord të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar.

 “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur bazat sistematike për rritje dhe zhvillim ekonomik, besimin e investitorëve e fitojmë përmes rregullave të qëndrueshme dhe transparente për mbështetjen e investimeve, të përfshira në “Planin për rritje ekonomike” i cili është miratuar në vitin 2017. Kemi arritur të krijojmë një sistem të tërheqjes dhe mbështetjes së investimeve që njeh dhe plotëson nevojat e të gjithë investitorëve të huaj”, u tha Bekteshi përfaqësuesve të ACEBA-s dhe shtoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e kushteve të investitorëve të huaj që tashmë janë duke punuar në vend, por dhe krijimi i politikave për të tërhequr të reja.

ACEBA është një shoqatë udhëheqëse e biznesit amerikan e fokusuar në bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…