Mbështesim plotësisht qasjet gjeostrategjike për pavarësinë energjetike dhe sigurinë në të gjithë rajonin. Nën udhëheqjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerin tonë strategjik SHBA, jemi të përkushtuar në planet për arritjen e diversifikimit dhe pavarësisë së energjisë në sektorin e energjisë”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në vizitin e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me personalitete të squara në Shtëpinë e Bardhë si dhe në Stejt Department.Një ndër temat më të rëndësishme dhe me theks të veçantë ka qenë siguria energjetike në Rajon.”Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut theksojnë përkushtimin e tyre për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë”, ka shkruar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.